Cannon: E dija se Mariah ishte fati im
2 posters
Faqja 1 e 1
Cannon: E dija se Mariah ishte fati im
Reperi Nick Cannon nuk është i befasuar që martesa e tij me këngëtaren Mariah Carey po shkon në mënyrë të përkryer, pasi ai kishte pasur një ndjenjë se ajo ishte ‘fati’ i tij.
Dyshja u martuan në prillin e kaluar pas një periudhe të shkurtër lidhje. Cannon kishte pasur romanca të dështuara me Christina Milian, Selita Ebanks dhe Kim Kardashian, por e kishte ditur se Carey ishte ‘e duhura’.
“Kam qenë fansi më i madh i Mariah Careyt. Secilën herë që jepja intervista dhe më pyesnin, ‘Kush është personi më joshës nga të famshmit’, përgjigjesha ‘Mariah Carey! Duhet ta takoj atë’!”, ka thënë Cannon.
“Viti i parë i martesës ka qenë mrekulli. Po shoh përpara në vitin e dytë. Ne kemi dëshmuar se njerëzit kanë gabuar! Ata thoshin se ne nuk do t’ia dalim. Ne po ia dalim”, ka shtuar reperi.
Similar topics
» Cannon Strike (2009) PC
» Erinda Neziri - Nuk e dija 2010
» Zajmina Vasjari - Po Ta Dija 2011
» Fati i Zi------Fati i Zi
» Mariah Carey - Obsessed (2009)
» Erinda Neziri - Nuk e dija 2010
» Zajmina Vasjari - Po Ta Dija 2011
» Fati i Zi------Fati i Zi
» Mariah Carey - Obsessed (2009)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi