Vesa: Femrat duhet t’u gjuhen meshkujve
Faqja 1 e 1
Vesa: Femrat duhet t’u gjuhen meshkujve
Vesa Luma thotë se asaj i pëlqejnë femrat të cilat marrin guximin t’i propozojnë një mashkulli, edhe pse ajo ka pranuar se nuk e ka një guxim të tillë.
Gjatë një interviste ekskluzive për Telegrafi.com Vesa ka folur për dashurinë dhe për raportet mes vajzave dhe djemve, duke treguar anën e saj feministe.
“Nuk i kam propozuar unë asnjë mashkulli, por më pëlqejnë femrat të cilat e kanë guximin ta bëjnë. Në fund të fundit, nuk është e rëndësishme kush kënd e propozon, apo jo?”, është shprehur Vesa.
Sipas saj në dashuri jo gjithçka është e ëmbël, pasi aty mund të hasim “edhe në gjemba”. E kjo, sipas saj, vlen edhe për meshkujt.
“Jo vetëm për vajza, por edhe për meshkuj dhe për çdokënd që di të dashurojë dhe ka ndjenja, dashuria është kopsht ku ka edhe trëndafila, por edhe gjemba”.
“Në shumë raste meshkujt ndjehen inferior ndaj femrave të fuqishme, por e kam një bindje që femrat e fuqishme janë shumë më të thjeshta dhe më të kuptueshme...dinë të vlerësojnë më shumë një mashkull”, ka pohuar këngëtarja më tej në intervistë.
Similar topics
» Edita kundër meshkujve aventuristë
» Bogdani: Chievo duhet të jetë më kompakte
» Cana i adhuruar nga femrat
» Rihanna: Gjithkush duhet të bëjë foto nudo
» Diellza - Kam Dika Qe Duhet Ta Them 2011
» Bogdani: Chievo duhet të jetë më kompakte
» Cana i adhuruar nga femrat
» Rihanna: Gjithkush duhet të bëjë foto nudo
» Diellza - Kam Dika Qe Duhet Ta Them 2011
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi