Greta në polici: Më kërcënojnë në telefon Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Greta në polici: Më kërcënojnë në telefon Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greta në polici: Më kërcënojnë në telefon

Shko poshtë

Greta në polici: Më kërcënojnë në telefon Empty Greta në polici: Më kërcënojnë në telefon

Mesazh nga X-man Sun Oct 30, 2011 5:45 am

Greta në polici: Më kërcënojnë në telefon Greta-300x220


Greta Koçi ka paraqitur kallëzim penal në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, duke
akuzuar punonjësin e një banke, i cili, sipas saj, i bën presione të vazhdueshme
në telefon.


Sipas padisë së bërë nga këngëtarja, i akuzuari e ka kryer veprën penale të
kanosjes pasi ajo është kërcënuar për t’i dhënë një shumë parash autorit të
ngjarjes. Në padinë e saj, Greta Koçi identifikon me emër personin që sipas saj
prej kohësh e “terrorizon” me anë të thirrjeve telefonike, madje edhe nëpërmjet
personave të ndryshëm, që i bëjnë presion asaj dhe familjes.

Burime nga Policia thanë se personi që këngëtarja përmend në kallëzimin e saj
quhet Thoma Kumaraku, një ish-ushtarak, aktualisht punonjës i një banke të
nivelit të dytë në Tiranë.

Ai rezulton të ketë një problem të hershëm borxhi me babanë e këngëtares,
shtetasin Fatmir Koçi. Personi i kallëzuar nga këngëtarja, shtetasi Thoma
Kumaraku, është thirrur për t’u marrë në pyetje nga oficerët e Policisë
Gjyqësore dhe ka sqaruar pozicionin e tij në këtë histori gati 6-vjeçare. Nga
ana tjetër, në kallëzimin e saj Greta Koçi shprehet se “personi me emrin Thoma
Kumaraku na ka terrorizuar dhe na ka kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme.

Më ka ardhur edhe te puna dhe më ka bërë presion”. Në denoncimin e saj, Greta
Koçi tregon se Kumaraku ka përdorur edhe persona të tjerë për ta kërcënuar, duke
vepruar në bashkëpunim me ta. “Më ka futur edhe njerëz të tjerë, të cilët më
kanë thënë se nëse nuk i jep paratë Thoma Kumarakut, do t’i kem punët keq.

Na ka terrorizuar si familje dhe po më dëmton imazhin dhe biznesin ku unë kam
investuar nga 5 mijë euro në muaj për klipe, tekste dhe këngë”, shprehet në
kallëzim këngëtarja Greta Koçi. Pas këtij kallëzimi, oficerët e seksionit të
vjedhjeve me dhunë dhe armë kanë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës
dhe ndërkohë kanë ftuar për të marrë në pyetje personin që denoncon këngëtarja,
Thoma Kumarakun.

Ana tjetër e kësaj ngjarjeje është pikërisht i akuzuari nga këngëtarja. Pas
kallëzimit për gjobëvënie të bërë nga këngëtarja Greta Koçi, ka nisur procedim
penal me akuzat “përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike” dhe “kanosje”.
Në vazhdim të hetimeve është thirrur për t’u marrë në pyetje në Drejtorinë e
Policisë së Tiranës shtetasi Thoma Kumaraku, i kallëzuar nga këngëtarja.

Në deklarimet e tij, Kumaraku pranon që ka kryer telefonata me familjen e
Fatmir Koçit, babait të këngëtares, por thekson se komunikimi ka qenë pa bërë
kërcënime dhe presione, siç pretendon këngëtarja. Kumaraku thekson se ka
telefonuar për t’i kujtuar datën e këstit të parave që kishin rënë dakord të
shlyenin çdo muaj me një tarifë të caktuar.

Sipas tij, bëhet fjalë për një shumë në total prej 18 650 dollarësh, për të
cilën disa vite më parë ai ka pasur një çështje civile të hapur në gjykatë me
babanë e këngëtares. Kumaraku deklaron gjithashtu se është njohur me Fatmir
Koçin në vitin 2005, kur kërkonte të blinte një lokal pranë Gjykatës së Tiranës,
objekt për të cilin Koçi pretendonte se ishte në pronësi të tij.

Për këtë arsye ai i ka kërkuar shumën prej 26 mijë dollarësh, parapagesë për
lokalin, shumë të cilën Kumaraku e ka paguar, madje ka firmosur edhe një
kontratë. Pas disa muajsh, kur ka marrë vesh që lokali nuk ishte në pronësi të
Koçit dhe ka kuptuar që është mashtruar, ka kërkuar të kontaktojë me “shitësin”,
por e ka pasur të pamundur ta gjente atë. Më pas ka bërë një kallëzim në
prokurori, në vitin 2008, ku e akuzonte Fatmir Koçin për mashtrim.

Pas këtij kallëzimi, ai pretendon se është takuar me pjesëtarët e familjes
Koçi, madje vetë Greta Koçi i ka garantuar atij se do t’ia kthente paratë, duke
i dhënë fillimisht 4 mijë dollarë. Ndërsa për pjesën tjetër kanë rënë dakord që
t’ia kthenin me këste çdo muaj. “Për disa muaj më paguan, por më pas, si
zakonisht, vazhduan të mashtronin. Derisa arritën në shumën 18 650 dollarë që më
detyrohen për të kthyer, për të cilën unë kam dokumente dhe vendimin e
gjykatës”, shprehet Thoma Kumaraku.

Sipas tij, kjo është edhe arsyeja e kallëzimit që Greta Koçi ka bërë në
polici. “Për të shmangur pagesën që më detyrohen, ata vendosin të më sulmojnë.
Por unë, në fakt, Greta Koçin as e kam telefonuar dhe as e kam kërcënuar ashtu
siç më akuzon ajo. I dëmtuari në këtë histori jam unë”, u shpreh Kumaraku.
X-man
X-man
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 759
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 09/04/2009
Vendbanimi Vendbanimi : REP.Kosova
Humori Humori : Fmd
Hobi Hobi : Gjith cka
Horoskopi : Gemini

http://www.Albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi