Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes
2 posters
Faqja 1 e 1
Kompjuterët netbook shënojnë rritje të madhe të shitjes
Sot të gjithë e kanë të qartë se laptopët netbook nuk janë vetëm një lloj mode e momentit. Një hulumtim i kryer nga kompania NPD u parasheh të ardhme edhe më të suksesshme për ta.
Laptopët e lirë miniatural gjatë viteve të fundit kanë shënuar rritje të mirë të shitjes, aq sa të gjithë prodhuesit më të mëdhenj të laptopëve, pos atij Apple, të vendosin të prodhojnë së paku nga një model të tyre. Mbizotëruesit e këtij tregu ende mbesin pionierët e tyre -Asus e Acer.
Hulumtimi i NPD-së parasheh që shitja e netbookëve gjatë vitit të ardhshëm do të rritet për 65 për qind. Rritje e madhe pritet të ngjajë në Azi, derisa Kina do të udhëheq. Japonia e SHBA-të shënojnë rritje, por dukshëm më të vogël sesa shtetet ku banorët kanë mundësi më të dobët të blerjes.
Kompjuterët miniatural ofrojnë funksionalitetin të mirë për çmimin e tyre.
www.npd.com
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi