Facebook arrin 200 milionë përdorues
Faqja 1 e 1
Facebook arrin 200 milionë përdorues
Vetëm këtë muaj ka qenë e mjaftueshme që rrjeti online për shoqërim Facebook të dyfishojë bazën e vet të përdoruesve dhe të kalojë kufirin prej 200 milionësh.
Para disa muajsh, Facebook sipas numrit të përdoruesve ka arritur konkurrentin e vet më të madh MySpace, mirëpo me këtë arritje e ka kaluar edhe dukshëm. Sipas të dhënave zyrtare të comScore, MySpace aktualisht numëron “vetëm” 130 milionë përdorues aktiv.
Për këtë të arritur ka njoftuar një prej themeluesve të Facebookut, Mark Zuckerberg.
Me festimin e përdoruesit të 200 miliontë, Facebook ka nisur edhe një faqe bamirësie - Facebook for Good. Ajo ka dalë si bashkëpunim i 16 organizatave humanitare. Nga të gjitha gjërat që do të blihen nëpërmes kësaj faqe, në mes 90 e 95 për qind të shumës së blerë do të shkojnë për qëllime bamirësie.
www.facebook.com
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi