Nga Bleona tek Nora, ja kush ka këngë të vjedhura
Faqja 1 e 1
Nga Bleona tek Nora, ja kush ka këngë të vjedhura
Lista është aq e gjatë sa që po t’i lexosh,atëherë publiku automatikisht ndjen një lloj distancimi ndaj tyre.Genta Ismajli,Rovena Stefa,Bleona Qereti,Bertan Asllani,Nora Istrefi,Labinot Tahiri,Shpat Kasapi,Lori,Mihrije Braha,Valentina Rama,Ryva Kajtazi,Meda dhe shumë të tjerë
janë vetëm një pjesë e kësaj liste, ku në shumicën e rasteve fajtorë janë kompozitorët dhe tekstshkruesit.Edhe kënga e Jehona Sopit në “Top Fest 6” duket se ka ngjashmëri me këngën e famshme amerikane “I kissed girl”.
Karrierë me mund dhe punë të dikujt tjetër,kështu mund të quajmë disa fytyra publike shqiptare të cilat mundohen të bëhen të famshëm për një natë.Ka pasur raste të ndryshme dhe disave prej tyre u ka ecur bukur shumë ky biznes.Është për të ardhur keq pasi ne si popull kemi një melos shumë të bukur dhe nuk duhet keqpërdorur.
Kulmi i gjithë kësaj është kur disa që veten e quajnë yje të estradës,huazojnë jo vetëm nga fqinjët,por shkojnë akoma më larg,ndërkohë pastaj fajin ua hedhin kompozitorëve të cilët janë mësuar me këto huazime si një biznes i lehtë për t’u pasuruar.Lista është aq e gjatë sa që po t’i lexosh atëherë publiku automatikisht ndjen një lloj distancimi ndaj tyre. Genta Ismajli,Rovena Stefa,Bleona Qereti,Bertan Asllani,Nora Istrefi,Labinot Tahiri,Shpat Kasapi,Lori, Mihrije Braha,Valentina Rama,Ryva Kajtazi,Meda dhe shumë të tjerë janë vetëm një pjesë e kësaj liste,ku në shumicën e rasteve fajtorë janë kompozitorët dhe tekstshkruesit.Më të pëlqyer ndër fqinjët tanë janë: Preslava, Anelia, Elena, Azis, Malina,Dimana. Nuk është gjithmonë kështu siç shkruam më lart,dhe ne në disa raste jemi për t’u lavdëruar.Ka pasur këngë të bukura shqipe që janë huazuar nga fqinjët dhe kjo na bën të ndihemi më mirë pasi edhe ne pëlqehemi diku.Shumë këngëtarë të estradës sonë muzikore,e kanë zgjedhur mënyrën më të lehtë për t’i bërë këngët e tyre hite.Ata i kopjojnë (huazojnë),meloditë e këngëve të njohura të huaja,dhe ato i përshtasin në gjuhën shqipe dhe menjëherë i bëjnë hite.Kombi shqiptar ka një melos shumë të bukur, këngë dhe melodi qytetare dhe burimore të kombit tonë. Këngët e Nexhmije Pagarushës,Vaçe Zelës,Shkurte Fejzës,Bujar Qamilit,Shyrete Behlulit etj.,këndojnë këngën e mirëfilltë shqipe.Është për t’u tmerruar kur disa “këngëtarë të vetëquajtur” nuk skuqen që e bastardojnë këngën dhe melosin shqiptar,a thua këta në krahë të kulturës mendojnë të pasurohen pa menduar se trashëgimtarët e vet do të gjenden në gropë të thellë të asimilimit.Kjo gjë ndodh sidomos në diasporë,muzika shqiptare thuajse ka humbur 80%,por në lokalet shqiptare ku tingëllon muzika,aty këndohet dhe vallëzohet me këngë rome,turke, arabe e quajtur tallava,e shumë pak shqipe.Këngëtarët nuk skuqen kur i pyet se pse e këndoni këtë melos,por ata përgjigjen se populli e do dhe ne duhet t’i këndojmë.Sot nuk këndohet për qejf apo për t’i ç`mallur gurbetqarët, por e gjitha është komercialitet. Veçojmë rastin e këngëtares Teuta Selimi në një lokal në Zvicër, ku një i ri ia kërkoi një këngë, ajo u përgjigj se unë nuk e këndoj këtë këngë.
Lista e këngëve të vjedhura
Azis - Obicham te ” Ermanda Durmishi Era - Dashuri e pavdekshme
Azis i Desislava - Znam che boli: Greta Koçi dhe Ervin Korini - Kush ka faj
Azis - Ledena kralitsa: Sinan Hoxha - Më fal
Azis i Deislava - Jaduvam: Arta Bajrami - Nije ket sen
Azis - Delva: Ermal Fejzullahu - Gjaku zemrës sime
Azis i Gloria - Ne sme bezgreshni: Ryva Kajtazi - Mendo
Malina - Strast: Bleona Qereti - Qefin Gruas mos ia prish
Anelia - Iskam te: Valentina dhe Valon Rama - Mos më lë
Anelia - Prosti: Genta Ismajli - Kthehu
Teodora - Proba proba: Lori - lëre lëre
Raina - Kato letten grip: Bertan Asllani - Sonte të thërras
Preslava - Kogato samne: Bleona Qereti - Çka s’të pelqeu të unë
Malina-Leden sviat: Genta Ismajli - Nuk je për asnjë
Dimana - 1000 gradusa llubov: Nora Istrefi - E jotja s’jam
Azis i Malina - Ne ne kazvai: Labi - Kjo unazë
Tanja Savic - Tako mlada: Flora Gashi - Pse ta fala
Jelena Karleusa - Kume: Mentor Kurtishi - Unazë
Mile Kitic - Zasto bas ti: Rozana Radi - Fol zemër fol
Mile Kitic - Cepaj Kidaj: Leonora Jakupi - Tash kur s’të kam
Stoja - Umri: Mentor Kurtishi - Vdis me
Maja Marijana - Rodjena za flert: Genta Ismajli - Mpuc mpuc
Dragana Mirkovic - Ostani: Sabri Fejzullahu - Vall kam hy n’gjyna
Alina feat Costi - Necazuri si suparavi: Rifadije Grajqevci feat Edi
Krasniqi - Keq me ty e keq pa ty
Viki - Naruknice: Genta Ismajli - Dridhem
Dragana Mirkovic - Luce Moje: Emine Toska - S’më ke për një natë
Aca Lukas - Zapisite me broj: Mihrije Braha - Ma kadal
Vassilis Karas - Fenomeno: Genta Ismajli - Sa ilaçe
Elli Kokkinou - Masai: Leonora Bahiti - Përse
Dina Merlina & Zeljko - Superman: Valentina Rama - Je një katil që vret
Despina Vandi-Na thn xerese: Labi - Kujt i paske ngja
Goga Sekulic - Bole ljubavi: Labi & Anduenda Tahiri - S’më intereson
Lefteris Pantazis - Vizi o a tizi lazmu: Xheki - A e din se
Sofi Marinova - Onzi fatalen den: Duli - Gabimi bëhet një herë
Ivena - Ne tvoa lubovta: Mihrije Braha - Kur se don se don
Alisia - Karamel: Rovena Stefa - Hej hej
Helena Paparizou - Number one: Nora Istrefi - The one
Stoja - Samo: Viola - S’dua
Elena Parisheva - Pyrvata poslednata: Shpat Kasapi - Dashuromë ti
Katy Perry - I kissed girl: Jehona Sopi - A do plakemi bashkë
Mile Kitic - Milioni kamioni: Lori - Hyni në valle
Similar topics
» Genta e fillon vitin e ri me këngë të vjedhura
» E kush ishte momenti më i keq i vitit për Nora Istrefin?
» Me pamje të re Bleona Qerreti
» Bleona pozon lakuriq
» Nora Istrefi - Nora nuk o njisoj 2011
» E kush ishte momenti më i keq i vitit për Nora Istrefin?
» Me pamje të re Bleona Qerreti
» Bleona pozon lakuriq
» Nora Istrefi - Nora nuk o njisoj 2011
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi