Lirita:Big dallavere Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Lirita:Big dallavere Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lirita:Big dallavere

Shko poshtë

Risi Lirita:Big dallavere

Mesazh nga Dg Tue Oct 06, 2009 1:30 pm

Lirita:Big dallavere Lirita-halili-2-300x194

Pjesëmarrësja në show televiziv “Big Brother Albania II” nuk i ka shërbyer për asgjë pjesëmarrëses Lirita Halili, e cila mori pjesë në këtë show televiziv.

E shquar për batutat e saj interesante, Halili ka thënë për Express Rozë se edhe pse i është premtuar nga organizatorët se do të shpërblehen për show që do të bëjë, ajo nuk ka përfituar asgjë nga reality show më i madh shqiptar.

“Neve na janë premtuar para, por ato nuk i ka marrë askush.

Këtë e dinë edhe pjesëmarrësit e tjerë të festivalit, të cilët nuk i kuptoj pse nuk flasin për media”, ka thënë Lirita për Rozë.

Lirita ka thënë se atyre nuk iu kanë paguar as shpenzimet e tyre për të marrë pjesë në spektakël, pasi kanë dalë në shtëpia.

Ndërkaq, Lirita nuk ka mundur të tregojë se a do ta paditë televizionin Top Channel për moszbatim të kontratës.

“Faktikisht unë kam pasur kontratë, por e kam harruar në një hotel – por për këtë është folur edhe publikisht në media nga vetë prezantuesit e Top-it, por të cilët nuk kanë kryer obligimet ndaj pjesëmarrësve të Big Brother II ashtu sikurse kanë premtuar”, ka thënë ajo.

Lirita ka thënë se ajo nuk ka fituar asgjë nga ky festival, me përjashtim të një ore dore me vlerë 120 euro.

Sipas pjesëmarrëses në BBA nga Kosova, ky show ka paguar vetëm ata të cilët e kanë fituar, pra finalistët.

“Më sa kam informacion unë, organizatorët kanë paguar vetëm kryesorët e festivalit, ndërkaq për të tjerët nuk kanë bërë asgjë”.

Lirita ka qenë njëra prej pjesëmarrësve në edicionin e dytë të Big Brother Albania II, që transmetohet në TOP Channel.

Rozë është përpjekur të kontaktojë edhe dy pjesëmarrësit e tjerë nga Kosova, Mimozën dhe Agonin, për të mësuar se a u ka ndodhur atyre njëjtë sikurse prezantueses nga Kosova, Liritës.

Ndryshe, “Top Channel” kishte thënë në fillim se do të jepte një shumë prej 70 000 eurosh për fituesin e garës, ndërkaq do të paguante edhe lojtarët e tjerë, të cilët do të qëndronin në shtëpi për ditët e humbura.

Përpos 70 000 eurove, BBA nuk ka mbajtur premtimin për këta të dytë, gjë për të cilën vuajnë disa nga pjesëmarrësit në edicionin e dytë të BBA./Gazeta Express
Dg
Dg
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1326
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 09/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika kosoves
Humori Humori : Xhixha Buba
Hobi Hobi : Gjithcka Qka ta mer mendja ty
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi