Adelina Ismajli me muzike te vjedhur Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Adelina Ismajli me muzike te vjedhur Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adelina Ismajli me muzike te vjedhur

Shko poshtë

new Adelina Ismajli me muzike te vjedhur

Mesazh nga AlbveraPress Sat Nov 21, 2009 12:21 pm

Adelina Ismajli me muzike te vjedhur Ade



Ajo u prezantua si diva, ose surpriza e festivalit “Kënga Magjike 2009”, e cila rikthehej pas plot dhjetë vitesh si konkurrente e fortë e këtij evenimenti, në Tiranë. Atëherë konkurroi me këngën “Fuck the government”, fitoi çmimin e paraqitjes skenike më të mirë, dhe ishte vetëm 20 vjeçe. Por tani Adelina Ismajli që është plot 30 vjeçe, më e pjekur, me më shumë vite karrierë, e më shumë fansa e përgjegjësi më të madhe ndaj publikut, duket se ka ardhur me të njëjtin stil si atëherë. Ikona “sexy”, që me bukurinë dhe perfomancën e saj skenike, për vite të tëra i ka lënë pas të gjitha këngëtaret e tjera, kësaj herë ka ngec vërtet. Këngëtarja kosovare ishte një zhgënjim i vërtetë për publikun, ndërsa u shfaq në javën e tetë të konkurrimit në “Kënga Magjike” gjatë programit “E diela shqiptare”, me veshje të zezë ekstravagante me shkëlqim. Producenti dhe prezantuesi i festivalit, Ardit Gjebrea, e prezantoi Adelinën si një “boom” për këtë edicion të “Kënga Magjike”, e cila dukej se kishte ardhur posaçërisht për t’i lënë të gjithë me gojë hapur, si dhe për të treguar se me lëvizjet e saj akrobatike, është ende në formë shumë të mirë. Fakti që emri i saj nuk figuroi në listën e këngëtarëve konkurrentë të publikuar në media, në fakt e bëri interesante shfaqjen e saj papritur, dhe pati një lloj kurioziteti për këtë rikthim të Adelinës në një skenë konkurrimi. Jo pa qëllim emri i saj u kurdis nga organizatorët si një surprizë e momentit të fundit, për t’u prezantuar për herë të parë te lançimi i këngës me titull “Nuk ngec”, me tekst e muzikë të Adi Hilës. Por pasi kënga u këndua, Adelina zhgënjeu shijet e publikut. Në forume të ndryshme në internet ka pasur komente se “Adelina Ismajli me perfomancën erotike njësoj si një striptizë, nuk është dukur fare bukur, dhe madje nuk ka lënë shije të mirë. Me një veshje si në vitin ‘96, ku u shfaq në skenën shqiptare shumë ekspresive, ajo herë përpiqej të imitonte Madonën, e më së shumti Lady Gagan. Madje nëse bën krahasimin e muzikës, vargjeve, veshjes dhe perfomancës, gjen fragmente të kopjuara fare mirë nga kënga e saj “Face poker”. Mesa duket kjo nuk ka qenë Adelina që pritej, për më tepër dhe me vokalin e saj që ka tingëlluar i dobët, dhe ku ndihet që zëri është i përpunuar në studio. Dhe të gjitha këto vihen në dukje pasi ajo është komentuar gjithmonë si një “bombë”, që shpërthen në skenë. “Edhe pse u përpoq që në natën e parë gjysmëfinale në “Pallatin e Kongreseve” të bënte bujë, më shumë u duk si një stil i vjetëruar sesa si një perfomancë, që do të na mahniste. Tashmë ajo nuk është më një adoleshente, që do mund të bëjë show dhe kërcime ndonjëherë të ekzagjeruara” - vijojnë forumistat. Megjithatë, ajo kështu e ka menduar dhe madje për këtë festival ka lënë preokupime të tjera. Adelina kishte udhëtuar nga Zvicra për në Shqipëri për të qenë pjesëmarrëse në festival. Ndërkohë që në Kosovë ishin duke u zhvilluar zgjedhjet, ajo ka refuzuar shumë ftesa për të qenë e pranishme në koncertet parazgjedhore. Edhe pse është identifikuar si pjesa artistike e LDK-së, këtë radhë i kishte thënë “jo” ofertës për t’u bërë pjesë e saj. Burimet tona kanë pohuar se ajo ka hyrë në këtë konkurrim me ambicien për të fituar, pasi i duhet një çmim pas kaq vitesh karrierë. Këtë le ta shohim!


Burimi: Gazeta Panorama
AlbveraPress
AlbveraPress
Albveraa Press
Albveraa Press

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 639
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Ne dreq te mallkuar
Humori Humori : Nuk edi
Hobi Hobi : Gazetar
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi