Big Brother: Eliminohet Edi, shtatzënia e Domenikës-gënjeshtër Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Big Brother: Eliminohet Edi, shtatzënia e Domenikës-gënjeshtër Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Big Brother: Eliminohet Edi, shtatzënia e Domenikës-gënjeshtër

Shko poshtë

new Big Brother: Eliminohet Edi, shtatzënia e Domenikës-gënjeshtër

Mesazh nga AlbveraPress Sun Apr 04, 2010 8:45 am

Big Brother: Eliminohet Edi, shtatzënia e Domenikës-gënjeshtër F.0404094835109_m



Edhe kjo e shtunë ishte një mbrëmje befasish në shoun televiziv, “Big Brother 3”, që u përcoll me një spektakël plot dinamikë.
Publiku ka vendosur që nga katër të nominuarit e javës që shkoi: Olta, Jetmiri, Manal dhe Edi, që ky i fundit të jetë banori i radhës që braktis shtëpinë.
Në ndërkohë, tema që bëri bujë në shtëpinë e “Big Brother”- shtatzënia e Domënikës, rezultoi të ketë qenë një gënjeshtër për 1 prill. Domenika u pat thënë Oltës dhe Klodit se ishte shtatzënë, derisa Seldi iu bashkua lojës, duke u shtirur shumë i shqetësuar. Lajmi u përhap edhe te banorët e tjerë, disa prej të cilëve kanë dyshuar se kjo mund të jetë lojë.
Ndërsa të pyetur nga Arbana për këtë çështje, Domenika dhe Seldi janë shprehur se ka qenë paksa e vështirë realizimi i kësaj loje, por janë shprehur të kënaqur që ia kanë dalë mbanë të bindin publikun.
Marrëdhënia e Erionit dhe Bertinës ka qenë mjaft e diskutuar brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Nga ana tjetër, Olta dhe marrëdhënia e saj me Erionin ka qenë një arsye e vazhdueshme që Bertina të ndjehej xheloze gjatë kohës që ka qëndruar në shtëpi.
Dalja e Bertinës nga shtëpia gjatë spektaklit të javës së shkuar, i ka ndryshuar marrëdhëniet brenda shtëpisë. Nga ana tjetër, deklarata e Adës javën e kaluar se do të donte ta njihte më mirë Erionin kur të dilte nga shtëpia, ka shkaktuar reagimin e Bertinës. Të dyja vajzat janë ftuar në studio të përballen me njëra-tjetrën. Pasi ka treguar se java e parë jashtë shtëpisë ka qenë e mbushur plot intervista dhe emisione televizive, Bertina ka replikuar me Adën, për marrëdhënien me Erionin.
Ajo është shprehur e kënaqur që nuk pati shoqëri me Adën brenda shtëpisë, sepse tashmë nga jashtë ka parë se ajo kishte bërë veprime të ulëta dhe kishte thënë fjalë fyese për të. Bertina i ka thënë Adës se fakti që Erioni i buzëqeshte dhe herë i qëndronte afër nuk do të thotë me patjetër se e ka dashur, por Ada, nga ana e saj, ka thënë se Erionin e kishte vetëm mik të mirë dhe do të donte ta kishte pjesë të shoqërisë edhe jashtë shtëpisë.
Një klip i Erionit për marrëdhënien me Oltën pas largimit të Bertinës, ka shkaktuar reagime të tjera. E ftuar në dhomën e rrëfimit, edhe Olta ka thënë se me Erionin ka vetëm një shoqëri të mirë dhe vetëm kaq. Ajo ka thënë se Erioni është çliruar pas largimit të Bertinës dhe ajo kishte dashur pikërisht këtë, të shihte Erionin e vërtetë. Këto fjalë kanë shkaktuar irritimin e Bertinës, e cila i është kundërvënë Oltës.
Sqarimin e këtyre marrëdhënieve e ka bërë vetë Erioni, përmes një klipi në dhomën e rrëfimit. Ai ka thënë se donte të ndjehej më i lirë dhe nëse do të futej edhe një herë në shtëpinë e “Big Brother” nuk do të krijonte marrëdhënie, por do të kishte më shumë afrimitet me Adën. Meqenëse Bertina nuk ka qenë e bindur nga këto fjalë, Erioni është thirrur në dhomën e rrëfimit, ku ka pohuar edhe një herë ato që kishte thënë në dhomën e rrëfimit.
Të nominuarit e kësaj jave janë: Hakiu, Jetmiti, Manal dhe Olta.
AlbveraPress
AlbveraPress
Albveraa Press
Albveraa Press

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 639
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Ne dreq te mallkuar
Humori Humori : Nuk edi
Hobi Hobi : Gazetar
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi