Elvana sjell ne Shqiperi “Hotline” Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Elvana sjell ne Shqiperi “Hotline” Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elvana sjell ne Shqiperi “Hotline”

Shko poshtë

Risi Elvana sjell ne Shqiperi “Hotline”

Mesazh nga AlbveraPress Thu Apr 22, 2010 2:48 pm

Elvana sjell ne Shqiperi “Hotline” Elvana


Gjithkush po të ishte në vendin e Elvanës nuk do kishte kërkuar më shumë. Një karrierë si këngëtare me një kurbë në ngritje marramendëse, një publik që e do pa fund, çmime në kompeticione dhe një axhendë plot me koncerte.
Por duket se e gjitha kjo nuk i ka mjaftuar vajzës 24-vjeçare, e cila u zbulua shtatë vite më parë në programin “Ethet”.
Edhe pse rrugën e muzikës e nisi me shumë qejf, i çuditshëm ishte fakti se Elvana nuk zgjodhi të studiojë në shkollë të lartë për kanto, por për regjizurë.
Në intervista të ndryshme, këngëtarja nuk fliste pothuajse fare për këtë pjesë të jetës së saj dhe të krijohej ideja sikur ajo po bënte një shkollë të lartë thjesht sa për të patur një diplomë në xhep.
Por pak javë më parë erdhi surpriza. Momentin e mbrojtjes së diplomës, ajo vendosi që të mos e kalojë ashtu si një provim i rëndomtë skolastik, por të bëjë diçka që të bjerë në sy, që të lërë gjurmë te spektatori, jo vetëm te profesorët. Dhe së bashku me miken dhe kolegen e saj, Jonida Vokshi, vendosën që të vënë në skenë monodramën “Hotline” të dramaturgut Angelo Longoni.
Si aktore zgjodhën Valbona Imamin, duke sjellë kështu një vepër e cila me titullin e saj “Hotline” të parapërgatiste për të parë diçka erotike, por që në fakt fundi rezervon tjetër surprizë. Pjesa e vënë në skenë dhe e realizuar me shumë mjeshtri nga aktorja dhe nga dy regjizoret e reja, u prit shumë mirë dhe mbrëmë u shfaq edhe në një nga kanalet e Digitalb. E pyetur për këtë risi në karrierën e saj, Elvana na thotë:
Është e vërtetë që në fillim regjizura nuk ishte në planet e mia, por mbas vënies në skenë të kësaj pjese, më ka lindur dëshira e madhe që të vazhdoj në këtë fushë. Dhe në shtator kam menduar të vë në skenë një tjetër pjesë ku dëshiroj të luaj edhe vetë.
Nuk e dija se regjizura do të intrigonte kaq shumë. Duke qenë e lidhur fort mbas muzikën, as nuk e imagjinoja se tek unë mund të kishte vend për një tjetër dashuri profesionale” përfundon ajo. Ndërkohë, përsa i përket planeve në muzikë, këngëtarja është duke përgatitur dy këngë të reja të realizuara nga Flori Mumajesi, si dhe dy klipe të reja të cilat janë në fazat përfundimtare.
AlbveraPress
AlbveraPress
Albveraa Press
Albveraa Press

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 639
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Ne dreq te mallkuar
Humori Humori : Nuk edi
Hobi Hobi : Gazetar
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi