CHAMPIONS LEAGUE: ANGLEZËT I LODHËN ITALIANNËT Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

CHAMPIONS LEAGUE: ANGLEZËT I LODHËN ITALIANNËT Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CHAMPIONS LEAGUE: ANGLEZËT I LODHËN ITALIANNËT

Shko poshtë

CHAMPIONS LEAGUE: ANGLEZËT I LODHËN ITALIANNËT Empty CHAMPIONS LEAGUE: ANGLEZËT I LODHËN ITALIANNËT

Mesazh nga kosova1990 Thu Mar 12, 2009 6:02 am

CHAMPIONS LEAGUE: ANGLEZËT I LODHËN ITALIANNËT 39253

Ate qe nisen mbreme Liverpuli me Celsin e permbushen sot Arsenali me Mancesterin.


Kater skuadra angleze kualifikohen per ne crekfinalet e Kupes se Kampioneve, asnje italiane. Faktet flasin qartw: futbolli anglez dominon nw Europe. Pas eliminimit te Juventusit nga Celsi i Londres, shpresohej qe te pakten njera nga italianet, Interi ose Roma, te kalonin per ne turin tjeter.

“Djajte” e kuq nuk kane gabuar ne shtepi me Interin e Hoze Mourinjos, duke fituar me rezultatin e paster 2-0. Skuadra e Ser Aleks Fergusonit e filloi shume mire ndeshjen, duke shenuar golin e avantazhit qe ne minuten 4-rt me mbrojtesin shtatlarte serb Nemanja Vidic.

Me gjithe perpjekjet e shumta te zikalterve, qe duhet pranuar kane luajtur me mire se ne takimin e pare te zhvilluar ne “San Siro”, barazimi nuk do te vinte, perkundrazi, Kristiano Ronaldo do te siglonte fitoren 2-0 dhe kualifikimin e sigurt te Mancesterit.

Interi ka qene i pafat ne kete mbremje, pasi Ibrahimovic dhe Adriano kane goditur traversen dhe shtyllen pingule. Perballja tjeter interesante mes futbollit anglez dhe atij Italian ishte Roma-Arsenal.

Verdhekuqte e Spaletit i shkuan afer kualifikimit, por gabuan ne momentin e goditjeve te 11-metershave. Toneto i Romes nuk arriti te shenoje ne penalltine e 8-te, nderkohe qe kishin gabuar Eduardo per Arsenalin dhe Vucinic per Romen.

U shua pra edhe shpresa e fundit per te pare nje skuader italiane ne cerekfinale. Dominim total i anglezeve, qe kualifikohen te katerta, tre prej te cilave ndaj kundershtareve italiane.

Barcelona e Pep Guardioles ka dhene nje shfaqje magjepese ne “Kamp Nou” perballe Lionit. Takimi i pare ne France kishte perfunduar ne barazim 1-1, qe do te thote se francezet kishin nje fije shprese per t’u kualifikuar.

Lioni u gjunjezua pa kaluar gjysme ore loje. Dhe eshte pikerisht nje francez qe i ndeshkon: Tierri Henri. Ish-sulmuesi i Arsenalit, ka shenuar dopiete brenda dy minutave (25’ dhe 27’), nderkohe qe per ta thelluar me tej diferencen kane menduar Mesi dhe Eto.

Pa u mbyllur pjesa e pare ka ngushtuar Lioni me Mokoun, gol qe ishte thjesht per statistike. Por pjesa e dyte nis me gol per Lionin. Eshte braziliani Zhuninjo qe ka shenuar pas nje kundersulmi te shpejte te miqve. Lioni fillon te enderroje, dhe ka te drejte, sepse barazimi i mundshem 4-4 do t’i kualifikonte. Duhen dy gola te tjera, qe veshtire se mund te behen ne “Kamp Nou”, pa pesuar. Barcelona, qe kishte lene shume hapesira ne mbrojtje pas golit te saj te katert, “shkundet” dhe luan shume me e kujdesshme.

Minutat kalojne, ndersa shpresat e francezeve sa vijne e shuhen. Ne fund te takimit, pas daljes me karton te kuq te Zhuninjos per ofendim ndaj kundershtarit, shenon Barcelona golin e peste me Keiten. Nje mbremje e bukur ajo e “Kamp Nou”, qe nuk i ka zhgenjyer tifozet e shumte ne stadium.

Porto i ka rezistuar deri ne fund presionit te Atletikos se Madritit, qe ne Portugali nuk ka mundur te korrigjoje gabimet trashanike qe beri ne fushen e vet. Madrilenet jane skualifikuar nga goli ne fushen kundershtare, pasi ne te dyja perballjet rezultati ka qene i barabarte, ne Madrit 2-2 dhe ne Oporto 0-0. Pra, jane kualifikuar tete skuadra, nder te cilat kater angleze, dy spanjolle, nje gjermane dhe nje portugese (Mancester, Liverpul, Arsenal, Celsi, Vilareal, Barcelona, Bajern, Porto).
kosova1990
kosova1990
Vip member
Vip member

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 308
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 33
Regjistrim Regjistrim : 09/03/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Germania
Humori Humori : Hello
Hobi Hobi : Nuk Jam Ka di
Horoskopi : Leo

http://www.Albveraa.Tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi