Besa Gashi martohet Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Besa Gashi martohet Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besa Gashi martohet

Shko poshtë

new Besa Gashi martohet

Mesazh nga AlbveraPress Fri Aug 20, 2010 12:44 pm

Besa Gashi martohet Besa-Gashi-martohet-300x195


Ka mbetur vetëm një muaj beqari për Besa Gashin, Miss Kosova 2006. Ajo do të martohet me Albert Krasniqin, një djalë shumë tërheqës nga Prishtina.

Dasma e tyre pritet të bëhet pas një muaji e gjysmë, diku në fund të shtatorit, eventualisht në fillim të tetorit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë çifti, i cili është një lidhje zyrtare prej disa muajsh, përmes rrjetit social “Facebook”, ndërsa këtë e kanë konfirmuar për Kosovapress, edhe të afërm të Besës.
“Vetëm një muaj…do të jem…”, është ky niku që ka vënë çifti në profilin në “Facebook”, përderisa adhuruesit u kanë uruar martesën, duke u dëshiruar jetë të lumtur.

Si do qoftë, e kontaktuar nga Kosovapress, Besa nuk ka dashur të prononcohet tani për tani, meqë siç tha, lajmin do ta bëjë publik, pak para se të ndodh martesa.

Momentalisht, Besa po i bënë përgatitjet për dasmë, ndonëse ende nuk ka vendosur se ku do ta bëjë dhe sa të ftuar do të ketë.

Besa Gashi është në lidhje zyrtare me Albert Krasniqi prej disa muajsh. 25 vjeçari vjen nga një familje, që kanë biznes familjar.

Përndryshe, Besa sapo ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në AAB – drejtimi Menaxhment, ajo bashkëpunon me agjenci dhe kompani të ndryshme vendore, ndërsa është e vetmja modele që e ka prezantuar Kosovën si shtet në “Fashion TV”, përmes Agjencisë “Kosova Models”.

Ajo ndërkaq, udhëheq edhe OJQ-në “Besa Gashi&Friends”, një organizatë humanitare që ndihmon njerëzit në nevojë.

Zyrtarisht, Besa Gashi ende mban kurorën e Miss-it të Kosovës, meqë në Kosovë ende nuk ka Miss me licencë.
AlbveraPress
AlbveraPress
Albveraa Press
Albveraa Press

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 639
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Ne dreq te mallkuar
Humori Humori : Nuk edi
Hobi Hobi : Gazetar
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi