Argjentina Ramosaj: Fama është gjë e bukur Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Argjentina Ramosaj: Fama është gjë e bukur Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Argjentina Ramosaj: Fama është gjë e bukur

Shko poshtë

new Argjentina Ramosaj: Fama është gjë e bukur

Mesazh nga MrFresh Wed Dec 08, 2010 9:39 am

Argjentina Ramosaj: Fama është gjë e bukur Argjentina-ramosaj-300x224


Argjentina Ramosaj, këngëtarja e cila së fundi shkëlqeu në festivalin ´Kënga Magjike´, duke fituar edhe çmimin ´Magjia e Parë´, thotë për Telegrafi.com se fama është gjë e bukur për një artist.

“Jeta ime ka ndryshuar shumë. Nuk ka shans të eci nëpër rrugë pa më njohur njerëzit, është një gjë shumë e çuditshme. Dhe i falënderoj të gjithë fansat që më përshëndesin dhe komplimentojnë gjithmonë. Fama është një gjë shumë e bukur për një artist.
Sa më shumë famë aq më shumë do të ketë njerëz që e dëgjojnë dhe e vlerësojnë muzikën, punën tënde”, është shprehur Argjentina.

Falënderimin më të madh për sukseset e saj ajo ia dedikon familjes së saj dhe të fejuarit Valonit, me të cilin tash e dy vite është duke bashkëjetuar.

“Ka dy vite që bashkëjetojmë. Dhe jemi shumë të lumtur me njëri tjetrin. Valoni është spontan, lojal, elegant, dhe shumë i dashur. Ne jemi sikur të martuar pasi që edhe bashkëjetojmë, por meqë jemi shumë të angazhuar ende nuk jemi duke menduar për martesë. Por dasma e ëndrrave të mija do të ishte në ndonjë bregdet të bukur”, ka thënë Argjentina.

Ajo thotë se çmimi “Magjia e parë” në festivalin “Kënga Magjike” ka ardhur si befasi e këndshme për të.

“Ishte një çmim befasues për mua. Kjo është hera e parë që marr pjesë në ndonjë festival dhe të fitosh çmim do të thotë shumë. ´Magjia e parë´ është një çmim që u jepet artistëve të rinj dhe unë jam shumë e lumtur jo vetëm për çmimin, por edhe për këngën që është pëlqyer shumë”, është shprehur ajo.

Argjentina, e cila përveç muzikës studion fotografinë në akademinë e arteve, aktualisht është në përgatitje edhe të tre këngëve të reja, dy prej të cilave janë këngë ritmike dhe një tjetër është baladë. Kjo e fundit, sipas këngëtares, do të realizohet në bashkëpunim me aktorin dhe këngëtarin Fatos Kryeziu.
MrFresh
MrFresh
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1569
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 36
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika Kosoves
Humori Humori : Xhixha
Hobi Hobi : Internet
Horoskopi : Sagittarius

http://albvera.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi