Kufoma e Bin Ladeni hidhet në det Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Kufoma e Bin Ladeni hidhet në det Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kufoma e Bin Ladeni hidhet në det

Shko poshtë

New Mesazh Kufoma e Bin Ladeni hidhet në det

Mesazh nga Dg Mon May 02, 2011 9:13 am

Kufoma e Bin Ladeni hidhet në det F.0502140619436_m

Trupi i pajetë i Osama bin Ladenit është bartur nga Pakistani në Afganistan dhe është “varrosur në det”. Tradita myslimane thotë se trupi të varroset Brenda 24 orëve nga moment i vdekjes, ka thënë për New York Times një zyrtar amerikan. Sipas tij, varrimi në det është bërë ngase vështirë se do të kishte pranuar ndonjë shtet që ai të varroset dhe për këtë SHBA-të kanë vendosur ta varrosin në det. Ky zyrtar nuk ka dashur të saktësojë lokacionin ku është lëshuar në det trupi I pajetë i Bin Ladenit.
Ndërkohë, SHBA-të janë duke bërë AND analizën nga pjesë të trupit për të cilin besohet se është i Bin Ladenit. Një zyrtar amerikan kanë thënë për agjencinë Reuters se rezultatet e analizës do të dihen pas disa ditësh.

Ndryshe njësia elitë e kundër-terrorizmit e SHBA-ve ishte ajo që kreu operacionin e vrasjes së kryeterroristit Osama bin Laden. Sulmi i forcave amerikane ishte drejtuar ndaj një vile në qytetin Abotabad, rreth 100 kilometra larg kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad. Vila ishte shumë e madhe dhe besohet se është ndërtuar ekskluzivisht për Bin Ladenin. Brenda shtëpisë nuk kishte as telefon e as internet.

Sulmi u shoqërua me luftime në vendin e ngjarjes, derisa Bin Laden është vrarë me plumb në kokë. Trupi i tij u mor nga forcat amerikane dhe raportohet se trupat speciale respektuan rregullat e fesë islame gjatë marrjes së kufomës.

Tre burra u vranë bashkë me Bin Ladenin, një nga të cilët raportohet të jetë i biri, Hamzai - edhe ai një drejtues i lartë i Al Qaidas.

Zyrtarët amerikanë thanë për Associated Press se është vrarë dhe një femër, e cila u përdor si peng nga bashkëpunëtorët e Bin Ladenit.

Burimet zyrtare thanë se ka qenë CIA që ka rënë në gjurmët e Bin Ladenit dhe më pas në operacion janë përfshirë trupat nga Navy SEAL Team Six, një njësi elite e kundër-terrorizmit.
Dg
Dg
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1326
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 09/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika kosoves
Humori Humori : Xhixha Buba
Hobi Hobi : Gjithcka Qka ta mer mendja ty
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi