TVSH nuk kursen paratë për Kejsin
Faqja 1 e 1
TVSH nuk kursen paratë për Kejsin
Drejtuesit e Televizionit Publik Shqiptar duket se nuk i kursejnë paratë këtë vit për një prezantim sa më dinjitoz të Kejsi Tolës, në Festivalin Evropian, që do organizohet në maj në Rusi.
Sipas burimeve të “Panorama Plus” bëhet e ditur se vetëm realizimi i klipit të saj “Carry Me Into Your Dreams” në një studio gjermane ka kushtuar një shumë të majme parash, ndërkohë që do shpenzohet po ashtu për një veshje të mirë skenike, me mëndafsh të bardhë nga më të shtrenjtit, realizuar nga kostumografia Anila Zajmi.
Televizioni Publik Shqiptar ka zgjedhur linjën e veshjeve BSB, për veshjet “casual” të këngëtares, me mbërritjen e saj në aeroport, dhe për prezantimin e saj në konferencat e shtypit, që do mbahen para fillimit të Festivalit Evropian, dhe pas tij nëse do jetë e nevojshme.
Ndërkohë ajo ka marrë mësime baleti në Athinë, dhe ka bërë ushtrime të rregullta në palestër për të rënë nga pesha dhe për të arritur një formë të mirë trupore.
Për perfomancën e saj po kujdeset koreografi, që jeton në Greqi, Julian Bulku. Në prezantimin skenik të Eurovizionit shoqërohet nga dy këngëtare, dy balerinë 14 vjeçarë dhe një balerin kryesor, që simbolizon Princin e Kaltër, bazuar në fabulën e këngës “Më merr në ëndërr”, të Edmond Zhulalit.
Similar topics
» Lajmëron qenin e vet në polici sepse ia ha paratë
» Dafina mungon në koncert, organizatorët: Na kthe paratë
» Genta: Nëse fitoj në “Dancing…”, paratë do ja dhuroj Shkodrës
» Dafina mungon në koncert, organizatorët: Na kthe paratë
» Genta: Nëse fitoj në “Dancing…”, paratë do ja dhuroj Shkodrës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi