Virusi Conficker fillon sulmin në kompjuterë
Faqja 1 e 1
Virusi Conficker fillon sulmin në kompjuterë
Programi dashakeq i njohur si Conficker për të cilin shumë kanë
pasur frikë se do të sulmojë më 1 prill ngadalë ka filluar të
aktivizohet, kanë thënë ekspertët.Conficker, i njohur si "Downadup apo Kido" ngadalë po i shndërron
mijëra kompjuterë personalë në serverë për dërgimin e porosive spam të
e-mailave dhe për instalimin e programeve spyware.Virusi ka filluar të shpërndahet më herët, duke infektuar miliona
kompjuterë dhe duke i shndërruar ata në “robër”, të cilët i përgjigjen
urdhrave të dërguara nga serverët e largët të cilët po ashtu e
kontrollojnë ushtrinë e kompjuterëve të njohur si "Botnet".Conficker instalon virusin tjetër, i njohur si "Waledac", i cili
dërgon e-maila spam, pa dijeninë e pronarit, së bashku me programin e
rrejshëm anti-spyware."Kjo me siguri është njëra prej rrjeteve më të sofistikuara botnet
në planet. Njerëzit të cilët qëndrojnë prapa kësaj janë shumë
profesionalë. Absolutisht e dinë se çfarë bëjnë", kanë thënë nga
kompania e njohur Trend Micro Inc.
Similar topics
» Të mërkurën fillon Polifesti
» Të premten fillon “Vikend Shpija”
» Kujdes! Virusi sulmon nëpërmes Gtalk
» Kosovë: 213 të prekur nga virusi A H1N1, 10 të vdekur
» Tashmë fillon nostalgjia
» Të premten fillon “Vikend Shpija”
» Kujdes! Virusi sulmon nëpërmes Gtalk
» Kosovë: 213 të prekur nga virusi A H1N1, 10 të vdekur
» Tashmë fillon nostalgjia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi