Kosovë: 213 të prekur nga virusi A H1N1, 10 të vdekur
Faqja 1 e 1
Kosovë: 213 të prekur nga virusi A H1N1, 10 të vdekur
Grupi punues për menaxhimin e pandemisë së Gripit A H1N1 për Kosovë, nën
kryesimin e zëvendësministres së Shëndetësisë Mybera Mustafa, mbajti të martën
takimin e radhës në të cilin u analizua situata epidemiologjike në vend dhe
zbatimi i masave preventive kundër Gripit A H1N1.
Në këtë takim u konstatua se situata është nën kontroll, por ende mbetet
shumë serioze për shkak të pranisë së virusit A H1N1 dhe virusit të Gripit
sezonal.
Shefi i Zyrës së OBSH-së për Kosovë, Skënder Syla, ka njoftuar
se prej 14-17 dhjetor në Kosovë do të vijnë nga Londra një klinicist dhe një
bioinxhiner për të vlerësuar gjendjen rreth menaxhimit klinik të rasteve të A
H1N1 në Kosovë dhe për të asistuar me rekomandime për klinicistët kosovarë.
Në bazë të raporteve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike
(IKSHP), deri sot në Kosovë janë regjistruar 213 raste të konfirmuara në A H1N1,
prej 666 rasteve të dyshimta, dhe ka pasur 10 të vdekur.
Grupi ka
rekomanduar vazhdimin e implementimit të masave preventive kundër Gripit,
lajmërimin me kohë te mjeku më i afërt i të gjithë atyre që kanë shenja të
dyshimta për grip, ndërkohë që kategorive, të cilave u janë dedikuar vaksinat e
para, u rekomandohet që të vaksinohen.
Similar topics
» Duke prekur titullin
» 14 të vdekur nga tragjedia në lumin Fan, sot ditë zie në Shqipëri
» Virusi Conficker fillon sulmin në kompjuterë
» 15 të vdekur në Gjermani nga një adoleshent
» Fotografia e Bin Ladenit të vdekur - montazh?
» 14 të vdekur nga tragjedia në lumin Fan, sot ditë zie në Shqipëri
» Virusi Conficker fillon sulmin në kompjuterë
» 15 të vdekur në Gjermani nga një adoleshent
» Fotografia e Bin Ladenit të vdekur - montazh?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi