Kapet me 65 kg heroinë, sekretari i ambasadës shqiptare në Maqedoni Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Kapet me 65 kg heroinë, sekretari i ambasadës shqiptare në Maqedoni Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kapet me 65 kg heroinë, sekretari i ambasadës shqiptare në Maqedoni

Shko poshtë

Kapet me 65 kg heroinë, sekretari i ambasadës shqiptare në Maqedoni Empty Kapet me 65 kg heroinë, sekretari i ambasadës shqiptare në Maqedoni

Mesazh nga MrFresh Thu May 07, 2009 10:23 am

Kapet me 65 kg heroinë, sekretari i ambasadës shqiptare në Maqedoni F.0507155556376_m

Skandali i drogës përfshin diplomacinë shqiptare. Një zyrtar i lartë i ambasadës sqhiptare në Shkup, Agim Ajet Haxhiu me detyrë zv/sekretar i ambasadës, mësohet se është kapur me një sasi rekord prej 65 kg heroinë në Turqi.
Televizioni “News 24” ka siguruar të dhëna të sigurta zyrtare nga SHISH, Ministria e Jashtme dhe burime të Qeverisë maqedonase të cilat konfirmojnë faktin skandaloz.

Mësohet se Haxhiu është kapur me këtë sasi droge, që kap shifrën 650 mijë euro në një makinë me targa diplomatike në Stamboll, në datën 2 maj. Por gjithçka është mbajtur tepër sekret dhe pas investigimeve të vazhdueshme lajmi është konfirmuar dhe nuk ka më asnjë dyshim se Haxhiu tashmë është në pranga.

“News 24” është munduar të kontaktojë të enjten me ambasadën shqiptare në Shkup dhe Ankara por prej dy selive diplomatike ose ka patur heshtje ose janë munduar të përgënjeshtrojnë lajmin.

Burime nga ambasada shqiptare në Maqedoni konfirmojnë gjithashtu se prej disa ditësh Haxhiu nuk është paraqitur në detyrë, por vetë personeli i Ambasadës nuk kishte ndonjë njoftim zyrtar për arrestimin e tij me drogë në Turqi.

Ndërkohë mësohet se pritet edhe një deklaratë zyrtare e Ministrisë së Brendshme maqedonase ku do të jepen dhe detaje të operacionit.

Ndërkaq së fundi burime zyrtare nga Ministria e Jashtme shqiptare konfirmojnë gjithashtu arrestimin e diplomatit por thekson se nuk është vënë në dijeni në rrugë zyrtare për këtë rast skandaloz.

Mësohet se Haxhiu ka punuar pak vite më parë është si gazetar i Agjencisë Telegrafike Shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë që punonjës të ambasadave shqiptare kapen me pluhurin e bardhë, duke u “fshehur” pas targave diplomatike.
MrFresh
MrFresh
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1569
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 36
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika Kosoves
Humori Humori : Xhixha
Hobi Hobi : Internet
Horoskopi : Sagittarius

http://albvera.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi