Sori: Politika sfida e re
Faqja 1 e 1
Sori: Politika sfida e re
Fituesi i "Big Brother Albania 2", Qetsor Ferunaj, premton se nëse do të zgjidhet deputet nuk do të jetë ushtar i asnjë force politike, por do të mbrojë interesat e qytetarëve të Vlorës.
Sori është në listën e kandidatëve për deputet të Partisë Demokristiane për qarkun Vlorës, dhe shprehet se do të jetë në shërbim të kësaj partie dhe në arritjen e qëllimeve, pavarësisht nëse fiton ose jo si deputet.
“Të merresh me politikë nuk do të thotë medoemos që të jesh deputet, unë kam vite që merrem edhe pa qenë deputet. Kolegët e mi dhe anëtarësia e PDK-së së Vlorës më kanë propozuar për kandidat përpara se unë të hyja në “Big Brother”. Dhe kryesia qendrore e PDK-së dhe kryetari i saj Ndoka tashmë kanë vendosur që unë të kandidoj në Vlorë. Për këtë ndjehem i vlerësuar dhe i sigurt që do të fitoj”.
“Unë aderoj në një parti që po rritet dita-ditës, falë alternatives evropiane që përfaqëson, por edhe qëndrimeve dinjitoze të deputetëve të kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë”, ka thënë Sori në një intervistë për gazetën “Panorama”.
Similar topics
» Sfida e re e Kështjellës, filmi
» Politika ka ndikuar edhe Genc Prelvukaj
» Sori fiton Big Brother-in
» Sori nuk po gjen vend në PD
» Adi dhe Sori bëjnë plane për fejesën e çiftit
» Politika ka ndikuar edhe Genc Prelvukaj
» Sori fiton Big Brother-in
» Sori nuk po gjen vend në PD
» Adi dhe Sori bëjnë plane për fejesën e çiftit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi