Nga Big Brother në politikë Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Nga Big Brother në politikë Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nga Big Brother në politikë

Shko poshtë

Nga Big Brother në politikë Empty Nga Big Brother në politikë

Mesazh nga MrFresh Sun Jun 14, 2009 3:17 am

Nga Big Brother në politikë F.0614012939564_m

Ish-protagonistët e spektaklit të famshëm "Big Brother Albania", Qetesor Ferrunaj, Shkëlqim Borshulli, Dritan Shehaj dhe Adrian Pojana, të ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel kanë rrëfyer arsyet e hyrjes së tyre në politikë.
I pari që ka folur ka qenë Qetesori, i cili kandidon nën logon e PDK-së (Partisë Demokristiane) në komunën e Orikumit. “Unë kam qenë i angazhuar edhe më parë me PDK-në dhe kandidimi im nuk është një surprizë”, është shprehur Sori, i cili ka pranuar se fama e programit "Big Brother" ka ndikimin e saj.

“Është e vërtetë që ne njihemi nga publiku, por e rëndësishme është që të mos keqpërdoremi”, ka deklaruar ai. Fituesi i edicionit të dytë të "Big Brother" ka shtuar se fushatën e ka marrë me kujdes dhe se mendon se kështu mund të përfitojë prej saj.

Ndërsa pjesëmarrësi i edicionit të parë, Shkëlqim Borshulli, deklaron se te PR-ja (Partia Republikane) ka gjetur veten pasi ka të njëjtat parime.

“Kandidoj në Tiranë për Partine Republikane. ‘Big Brother’ më dha seriozitetin për të treguar se unë jetoj në shoqërinë shqiptare dhe se thesari më i rëndësishëm për mua janë familja dhe prona. Këto parime i gjeta tek PR”, ka deklaruar Cimi, i cili përveç se ka dhënë garancinë se pronat do t’u kthehen pronarëve, ka vlerësuar veprimet e bëra nga kryetari i PR-së, Fatmir Mediu pas tragjedisë së Gerdecit.

“Shpreh keqardhjen për atë që ndodhi në Gerdec, por vlerësoj veprimin e kryetarit tim, që hoqi imunitetin dhe ia la veten drejtësisë”, ka shtuar Borshulli.

Edhe pjesëmarrësi i edicionit të sivjetshëm, Dritan Shehaj ka deklaruar se kandidimi i tij në radhët e LSI-së për qarkun e Gjirokastrës nuk është një risi. Shehaj ka theksuar se kandidimi i tij nuk ka ardhur nga pjesëmarrja në Big Brother.

“Sa për angazhimin tim në LSI, ai ka qenë më i hershëm dhe kandidimi nuk ka ardhur nga hyrja në Big Brother”, ka deklaruar Dritani.

Ai ka theksuar se ka idetë dhe kontributin e tij që shpreson t’i japë përmes kësaj force politike. “Idetë që ke duhet t’i mbështetësh me të gjitha forcat. Duke qenë se është momenti i fushatës, dua të kem mundësi të kontribuoj për të”, ka theksuar Dritani.

Edhe Adrian Pojana, mbështetës i G99 ka dhëne arsyet e bashkimit të tij me këtë subjekt. “Thash që më mirë të jem mbështetës i kësaj lëvizjeje pasi ka të bëjë me ndryshimin. Pasi u bë oferta nga G99, vlerësova se ka disa plagë të shoqërisë që duhet të amplifikohen dhe prandaj u bashkova”, është shprehur Adi. /tch/
MrFresh
MrFresh
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 1569
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 36
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Repulika Kosoves
Humori Humori : Xhixha
Hobi Hobi : Internet
Horoskopi : Sagittarius

http://albvera.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi