Fotografitë e para të BMW X1
2 posters
Faqja 1 e 1
Fotografitë e para të BMW X1
Disa faqe interneti të cilat me entuziazëm përcjellin punën e BMW-së kanë publikuar një numër fotografish të automjetit kompakt sportiv bavarez - X1.
Mu edhe siç është pritur, X1 serik vizualisht pothuajse aspak nuk ndryshon nga versioni konceptual i cili na është paraqitur në panairin e vitit kaluar në Paris.
Fotografitë e enterierit dëshmojnë një dizajn të ri të pllakës së kontrollit duke u bazuar në atë nga modeli X3, e mu sikur tek seria e re 7 konzola qendrore është më e drejtuar kah vozitësi, që është një veprim të cilin duhet lavdëruar.
BMW nuk ka publikuar detajet teknike, mirëpo duke marrë parasysh se automjeti i vogël sportiv do të ndërtohet në platformën e përpunuar të serisë 3, mund të priten motorë 2.0 me benzinë me 143 KF e 170 KF si dhe 3.0 me 265 KF. Po ashtu mund të priten motorët 2.0 me naftë me 143, 177 i 204 kuaj fuqi
BMW X1 do të jetë më i shkurtër për 110 mm, 60 mm më i ngushtë dhe 140 mm më i ulët sesa BMW X3, derisa në treg do të paraqitet si alternativë luksoze e konkurrentëve Tiguan, Kuga e Rav4.
Premiera zyrtare është paralajmëruar për panairin e automjeteve i cili mbahet në Frankfurt derisa me shitje do të fillojë gjer në fund të këtij viti.
http://www.telegrafi.com/data/image/bmwx1b.jpg
Similar topics
» Fotografitë e para: BMW Vision EfficientDynamics
» Vesa Luma ka lansuar fotografitë e saj
» Apple para Nokias?
» Lereni mesazhe para welcome Screent
» Dafina fiton para Lyrical Son
» Vesa Luma ka lansuar fotografitë e saj
» Apple para Nokias?
» Lereni mesazhe para welcome Screent
» Dafina fiton para Lyrical Son
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi