Fotografitë e para: BMW Vision EfficientDynamics
Faqja 1 e 1
Fotografitë e para: BMW Vision EfficientDynamics
BMW ka paraqitur fotografitë e para të
kupesë sportive hibride. Vision Efficent Dynamic do të mund të shihet së shpejti
në panairin e automjeteve të Frankfurtit.
Bëhet fjalë për një koncept i cili
ka motor turbo me naftë në bashkëpunim me dy elektromotorë. Koncepti ka 2+2
ulëse, derisa përdorë dyer të cilat hapën lartë, i gjatë është 4.6 metra, 1.9
metra i gjerë dhe gjithsej 1.24 i lartë.
Me të vërtetë të jep përshtypje
sportive, por ajo që është e veçantë tek ky koncept është mu ajo që fshihet nën
kapakun e motorit. Në të gjendet motori trelitërsh 1.5 turbo me naftë, i
vendosur tek boshti i prapmë. Zhvillon 163 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej
290 Nm.
Fuqia transmetohet nëpërmes marshit DSG me gjashtë shpejtësi në
boshtin e prapmë, derisa motorit me naftë i ndihmojnë dy elektromotorë - secili
i vendosur në nga një bosht. Kështu, fuqia e përgjithshme e këtij koncepti
ngritët në 346 kuaj fuqi me moment të rrotullimit prej 800 Nm.
Bavarëzet
deklarojnë se shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë ky automjet i bukur e
arrin për 4.8 sekonda, derisa maksimalja është 250 kilometra në orë me shpenzim
prej gjithsejtë 3.76 litrash në 100 kilometra.
Similar topics
» Fotografitë e para të BMW X1
» Vesa Luma ka lansuar fotografitë e saj
» VA - Fresh Dance Vision Vol.8 (2010)
» Digital Vision 2009.0 beta 3
» Jennifers Body 2009 R5 XviD-ViSiON
» Vesa Luma ka lansuar fotografitë e saj
» VA - Fresh Dance Vision Vol.8 (2010)
» Digital Vision 2009.0 beta 3
» Jennifers Body 2009 R5 XviD-ViSiON
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi