Evakuojnë kopshtin zoologjik për shkak të ikjes së 30 shimpanzeve
2 posters
Faqja 1 e 1
Evakuojnë kopshtin zoologjik për shkak të ikjes së 30 shimpanzeve
Gati pesë mijë njerëz janë evakuuar të dielën nga kopshti zoologjik afër Liverpulit, pasi që 30 shimpanze kanë ikur nga kafazet e tyre. Kafshët kishin ikur nga “Ishulli i shimpanzeve” dhe kishin shkuar deri tek hapësira ku rojat u përgatisin atyre ushqimin, njoftojnë mediat.
Në kryengritjen e vogël të majmunëve nuk është dëmtuar asnjë nga vizitorët, derisa drejtoria e kopshtit zoologjik u ka kërkuar atyre falje dhe u ka ofruar kthimin e parave.
Shimpanzetë nuk kanë qenë në hapësirën ku do të mund të vinin në kontakt me njerëzit, por evakuimi është kryer si pjesë e masave të sigurisë.
Aktualisht po hetohet se si shimpanzetë kanë arritur deri në kuzhinë, derisa supozohet se ato janë nxitur nga era e bananeve.
“Ka qenë si një lloj ndeje e shimpanzeve ... gjithsesi janë kënaqur në atë dhomë”, ka thënë njëri prej rojeve të kopshtit zoologjik.

dannchee.hack- Vip member
- Gjinia :
Postimet : 111
Sa Vjeqar'e : 28
Regjistrim : 12/06/2009
Horoskopi :
Re: Evakuojnë kopshtin zoologjik për shkak të ikjes së 30 shimpanzeve
bravo bre teper te mira po i poston ti dardan
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi