Ndahet “Da-Ligs”, shkak bindjet fetare
Faqja 1 e 1
Ndahet “Da-Ligs”, shkak bindjet fetare
Hip-hop grupi “Da-Ligs” është shpërbërë dhe dy anëtarët Bardhyl Gashi dhe Atdhe Muriqi nuk do të jenë më së bashku si grup muzikor.
Ka tetë muaj që dyshja nuk është duke funksionuar më si grup. Ata nuk kanë publikuar këngë, e as nuk kanë bërë paraqitje ‘live’, që ka çuar në shuarjen e grupit.
“Arsyeja që grupi është ndarë është që shoku im i grupit, Bardhyl Gashi, e ka lënë muzikën për arsye personale e edhe pak për arsye fetare”, është shprehur Atdhe Muriqi për “Infopress”.
“Nuk është që nuk mund të punoj edhe pa Bardhylin, sepse sa ka ekzistuar grupi unë e kam menaxhuar grupin. Por jemi mësuar që gjithmonë të jemi bashkë. Unë po përtoj të merrem me muzikë dhe nuk e kam ndërmend të bashkohem me ndonjë grupi tjetër. Ka momente që më vjen të them ‘t’i përgatis edhe disa këngë’, por ato momente kalojnë shpejt, kështu që mendoj që duhet shumë angazhim shumë punë dhe e lë krejt”, ka shtuar më tej Atdheu.
Similar topics
» Nokia padit Apple për shkak të iPhone
» Cattrall ndahet nga i dashuri
» Tuna ndahet nga i dashuri
» Seldi ndahet nga Domenikën
» Elvana ndahet nga i dashuri
» Cattrall ndahet nga i dashuri
» Tuna ndahet nga i dashuri
» Seldi ndahet nga Domenikën
» Elvana ndahet nga i dashuri
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi