Zviceranët prodhojnë çokollatë pa kalori
:: Trupi & Shendeti :: Lifesyle
Faqja 1 e 1
Zviceranët prodhojnë çokollatë pa kalori
Zviceranët kanë arritur që të prodhojnë çokollatën e përsosur, e cila ka 90% më pak kalori dhe nuk shkrihet, gjë që është mjaft tërheqëse në këto ditë të nxehta.
Çokollata e re Vulcano me sasi më të madhe të kakaos, e cila e bën më kualitative dhe më të shëndetshme, prodhohet nga kompania zvicerane Barry Callebaut.
Kjo çokollatë është prodhuar në një laborator të fshehtë, ndërsa shkrihet vetëm nëse qëndron në temperaturë më të lartë se 55 gradë celsius, që do të thotë se këtë çokollatë mund ta merrni me vete në plazh dhe ta shijoni duke mos pasur frikë se do të shkrihet duke e mbajtur në dorë.
Në fakt, prodhuesit e çokollatës kanë treguar se kjo çokollatë me kalori të pakta është prodhuar si pasojë e “një gabimi” të teknikëve laboratorikë.
Kompania prodhuese shpreson që çokollata do të jetë një hit i madh në tregun evropian, amerikan dhe aziatik, ndërsa pritet që pas dy vitesh të lansohet në treg.
Similar topics
» DJ JAZ ft. Hekuran Krasniqi & LeGenda - Çokollatë
» Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë
» Adelina vjen në Tiranë plot cokollatë e luleshtrydhe
» Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë
» Adelina vjen në Tiranë plot cokollatë e luleshtrydhe
:: Trupi & Shendeti :: Lifesyle
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi