Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë
3 posters
Faqja 1 e 1
Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë
Nevojiten (për 24 copë):
* 400 a margarinë
* 400 g çokollatë për gatim
* 8 vezë
* lëkura e renduar e 1 limoni
* 2 lugë lëng limoni
* sheqer vanilje
* 2 lugë kafe të bluar
* 2 lugë niseshte misri
* 275 g miell
* 100-150 g çokollatë të bardhë të thyer në copëza
* 100-150 g çokollatë qumështi e thyer në copëza
* 3 lugë sheqer pluhur
Përgatitja:
Margarina dhe çokollata për gatim shkrihen në avull. Të verdhat e vezëve ndahen, të bardhat miksohen, bëhet një shkumë e fortë, së cilës i shtohet lëngu i limonit.
Të verdhat e vezëve miksohen me sheqer, me lëvoren e limonit, me sheqerin e vaniljes dhe me instantin e kafesë, në këtë masë shtohet edhe çokollata e shkrirë. Pastaj i shtohen shkuma e të bardhave, mielli dhe niseshtja e misrit, të gjitha përzihen mirë.
Kallëpi mbështillet me letër për pjekje, në të derdhen 2/3 e masës së përgatitur.
Mbi masën qiten copëzat e çokollatës së bardhë dhe të çokollatës qumështore, pastaj derdhet pjesa tjetër e masës. Piqet në furrë të nxehur në 180 gradë C për 45 minuta. Sipërfaqja e ëmbëlsirës përmiellet me sheqerin pluhur, lihet për t'u ftohur.
Shërbehet e prerë në kube.
Re: Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë
flm shum se qenka shum e mir
belul- Antar-Albveraa
- Gjinia :
Postimet : 11
Sa Vjeqar'e : 55
Regjistrim : 01/02/2010
Vendbanimi : maqedoni
Horoskopi :
Re: Ëmbëlsirë me çokollatë të zezë dhe të bardhë
shum e mir em qekjo torte
donayllkalejla- Antar-Albveraa
- Gjinia :
Postimet : 1
Sa Vjeqar'e : 29
Regjistrim : 29/03/2011
Vendbanimi : kosov
Humori : ihaaaaaaaaaaa
Hobi : vallzimi
Horoskopi :
Similar topics
» Ëmbëlsirë me spinaq
» Mel B e lumtur për princeshën e zezë të Disneyt
» Vetëvendosje: Kjo politike e zezë kishte nevojë të skuqet
» Zviceranët prodhojnë çokollatë pa kalori
» Tuna vesh sot fustanin e bardhë
» Mel B e lumtur për princeshën e zezë të Disneyt
» Vetëvendosje: Kjo politike e zezë kishte nevojë të skuqet
» Zviceranët prodhojnë çokollatë pa kalori
» Tuna vesh sot fustanin e bardhë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi