Anjeza: Rastësia më takoi me protagonistin e klipit
Faqja 1 e 1
Anjeza: Rastësia më takoi me protagonistin e klipit
Është një djalë me tipare shumë të rregullta dhe që interpreton më bukur se një aktor. Anjeza Shahini e gjeti ndërsa transportonte mallra në një supermarket në Tiranë. Me të ajo ka realizuar fabulën urbane të dashurisë në klipin e ri, që sapo ka nisur të transmetohet në televizione me titull "Lot pendimi". Pasi kishte kërkuar në Akademinë e Arteve, e në ambiente të mbushur me shumë djem bukuroshë dhe s’kishte pëlqyer asnjë, vendosi për Eraldin, djalin që mund të keni parë në klip.
Pak ditë më parë ke promovuar këtë klip gjithë ngjyra që duket sikur bie ndesh me titullin e këngës “Lot pendimi”. Si do ta përshkruaje gjendjen shpirtërore të ndjerë brenda kësaj fabule?
Lotët janë të një pendimi, kështu që nuk mund të jenë aq të trishtueshme pasi një zgjidhje e ka. Dashurinë e përcjellin ngjyrat që tregojnë dhe thelbin e lidhjes së tyre.
Kush u kujdes për veshjet, look-un?
Për veshjet është kujdesur stafi i “Max Production”. Bashkë me ta i kemi zgjedhur veshjet në një butik shumë interesant, sepse dhe ideja e klipit ishte e tillë “urbane” dhe jo e stiluar. Ndërsa për look-un është marrë salloni “Aleks”, sipas një ideje të sugjeruar nga të tjerë profesionistë.
Bën përshtypje djali që shfaqet në klip, kush është ai?
Djali e ka emrin Erald dhe e kemi gjetur fare rastësisht në një supermarket, ku dhe ai punon. Pasi kishim kërkuar gjatë e s’na mbushej mendja, pikërisht në një moment që dhe ishim të lodhur, Gledis asistent-regjisorja e Max Produktion ma sjell përballë dhe më pyet mua nëse isha dakord. Vendosa menjëherë, edhe pse i trembesha pak faktit që Eraldi ka një moshe fare të re dhe nuk dija si mund të dukej në ekran. Mirëpo ai u tregua shumë i zoti në interpretim sikur ta kishte njohur kamerën prej kohësh dhe ky fakt na i bëri shumë më të lehtë punën. Gjej rastin ta falënderoj për disponimin.
Paskuintat e një xhirimi asnjëherë nuk tregohen nga këngëtarët. Ndodhën të papritura?
Gjatë xhirimeve ka gjithmonë situata të cilat kujtohen e mund të them që ne kemi kaluar disa, përveç atyre që tashmë janë komentuar nga unë edhe gjatë promovimit, që kishte të bënte me vjedhjen e lap-topit pas xhirimeve të para, gjë që na detyroi të xhironim sërish. Pas kësaj na u desh të ri gjenim edhe një rulot tjetër pasi ai i pari i parkuar në vendin e gabuar ishte djegur nga zjarri që u ishte vënë po atë natë koshave të mbeturinave në rrugë. Këto në fakt më mërzitën shumë në atë moment por pastaj e kemi marrë si një ogur të mirë dhe madje qeshim sa herë e kujtojmë. Por ka pasur dhe momente të tjera shumë të lezetshme si ato të zgjimit në mëngjes herët për të mos na kapur vapa, me përdorimin i pijeve energjike sa hapnim sytë, apo batutat e hedhura gjatë xhirimeve të cilat nuk mungojnë asnjëherë në punë grupi.
Përse zgjodhe pikërisht këtë këngë nga albumi “Erdhi momenti”?
Ka qenë një zgjedhje e hershme faktikisht e imja, por edhe e produktorëve të këngës dhe albumit tim “Erdhi momenti”, por që për arsye absolutisht të rëndësishme mua m’u desh ta shtyja për ta sjellë tani.
Nisur nga titulli i këngës, cila është pendesa më e madhe që ke ndier deri tani jetë?
Çdo gjë që e kam bërë deri më sot, e kam bërë me koshiencë të plotë dhe shpesh e drejtuar nga zemra, gjë e cila unë mendoj se justifikon çdo lloj veprimi. Vetëm kështu mendoj se ia dalim mbanë për mos e ndjerë peshën e pendesës, pasi mendoj që kjo ndjenjë është edhe më e rëndë se sa guximi për të bërë atë që thotë zemra. /PanoramaPlus/
Similar topics
» Zanfina përfundon xhirimet e klipit
» Skillz dhe Tingulli 3nt në xhirimet e klipit të ri
» Rosela dhe Eliza në rrugë drejt klipit
» Largohen Mimoza dhe Anjeza
» Anjeza: Nuk dua ta zhgënjej publikun
» Skillz dhe Tingulli 3nt në xhirimet e klipit të ri
» Rosela dhe Eliza në rrugë drejt klipit
» Largohen Mimoza dhe Anjeza
» Anjeza: Nuk dua ta zhgënjej publikun
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi