Peugeot 207 e 308 marrin njohje për vetëdijesim ekologjik
Faqja 1 e 1
Peugeot 207 e 308 marrin njohje për vetëdijesim ekologjik
Instituti i njohur gjerman “Eko Trend” ka shpërblyer modelet Peugeot 207 e 308 për vetëdijesim ekologjik.
Eko Trend është institut i pavarur i cili nga viti 1995 merret me analizimin e produkteve që kanë të bëjnë me mjedisin në Gjermani, si dhe kriteret e përgjegjësive mjedisore e sociale nëpër kompani.
Gjatë analizimit të industrisë automobilistike ata nuk kanë marrë parasysh vetëm sasinë e karburantit të shpenzuar dhe emetimin e gazrave të dëmshëm CO2, por edhe kriteret ekologjike gjatë prodhimit të produktit, si dhe mundësitë e riciklimit.
Se Peugeot është njëri prej prodhuesve të parë të automjeteve që janë të vetëdijesuar ekologjikisht, tregon edhe fakti se modeli 206 ka qenë automjeti i parë në kategorinë e automjeteve të vogla në të cilin është integruar filtri për pastrimin e gazrave të dëmshme (FAP), që është vazhduar edhe në modelin 207.
Orientimi i qartë i Peugeot ndaj mbrojtjes së mjedisit kuptohet edhe nëpërmes konceptit "Blue Lion" i cili një nga detyrat kryesore që ia ka caktuar vetes është emetimi minimal i gazrave të dëmshëm.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi