10 Dhurata per Agjeruesit Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

10 Dhurata per Agjeruesit Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 Dhurata per Agjeruesit

Shko poshtë

10 Dhurata per Agjeruesit Empty 10 Dhurata per Agjeruesit

Mesazh nga Serpenta Sat Aug 22, 2009 4:31 am

Nuk munda të gjej një dhuratë më të mirë për agjëruesit se sa dhuratat e Pejgamberit Muhammed alejhi selam.
Këto dhurata janë hadithe praktike që janë përmendur në lidhje me sevapet dhe shpërblimet.
Këto janë hadithe që çojnë në dyert e lumturisë dhe në rrugët e mirësisë në këtë botë dhe në botën tjetër.
O ju që agjëroni! Mbajini mend këto hadithe dhe zbatojini:


1. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush thotë në agim: “La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh, lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shej’in kadir” - (S’ka të adhuruar përveç Allahut, Një dhe i Pashoq, Atij i takon sundimi dhe lavdërimi. Ai është i Plotfuqishëm mbi çdo send), do t’i shkruhen dhjetë sevape dhe do t’i fshihen dhjetë vepra të këqija dhe ai do të ngrihet dhjetë shkallë. Ai do të jetë i mbrojtur nga shejtani deri në mbrëmje dhe nëse e thotë këtë në mbrëmje, do të ketë të njëjtin shpërblim deri në mëngjes." (Shënon Ahmedi, Ebu Davudi, dhe Ibën Maxheh - sahih).




2. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem gjithashtu ka thënë: "Kush e thotë këtë në mbrëmje duke qenë i bindur në të dhe vdes po atë natë, do të jetë nga banorët e xhenetit, po ashtu edhe në mëngjes: “All-llahumme ente Rabbi la ilahe il-la ente halakteni ve ene abduke ve ene ala ahdike ve va’dike mesteta’tu eudhu bike min sherri na sana’tu eb’uu leke bi nimetike aleje ve eb’uu bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la ente!” (O Allah! Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd sa të kem mundësi; kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj mëkatet e mia, prandaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje)”. (Shënon Buhariu, 7/150).

3. Sërish, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: "Kush thotë në mëngjes dhe në mbrëmje: “Subhanallahi ve bihamdihi” (I lartë qoftë Allahu, Atij të Cilit i takon Lavdërimi), njëqind herë, askush s’do të vijë në Ditën e Kijametit me diçka më të vlefshme se ky, përveç atij që ka thënë sikur ky a më tepër." (Shënon Muslimi 4/2071).

4. "Kush thotë: “Subhanall-llahil adhim ve bihamdihi”, i mbillet një pemë (hurme) në xhenet." (Shënon Tirmidhiu 5/511, dhe Hakimi 1/501- sahih).


5. "Kush thotë: "Subhanall-llahi ve bihamdihi" (I lartë qoftë Allahu dhe Atij i takon falënderimi) njëqind herë në ditë, i fshihen mëkatet, edhe nëse ato janë sa shkuma e detit." (Shënon Buhariu 7/168, dhe Muslimi 4/2071).


6. "Kush thotë tri herë në mëngjes dhe në mbrëmje: “Bismil-lahil-ledhi la jedurr-rru me’a-ismihi shej’un fil-erdi ve la fis-semai ve huves-semiul-alim” (Me emrin e Allahut, pranë emrit të të Cilit nuk bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjon shumë dhe di çdo send), nuk i bëhet dëm asgjë." (Shënon Ebu Davudi 4/323, Tirmidhiu 5/465, Ibën Maxhe dhe Ahmedi (shih sahih Ibën Maxhe 2/332).


7. "Kush thotë kur dëgjon ezanin: “Ve ene esh-hedu en la ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh, ve enne Muhammeden abduhu ve resuluhu, redijtu bil-lahi rabben ve bi muhammedin resulen, ve bil-islami dinen” - (Edhe unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut Një dhe të Pashoq, dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Allahut, jam i kënaqur me Allahun për Zot, me Muhammedin për Pejgamber dhe me Islamin për fe), të gjitha gjynahet e tij do të falen." (Shënon Muslimi 1/290).


8. "Kush e lexon suren Ihlas dhjetë herë, Allahu do t’i ndërtojë atij një shtëpi në xhenet." (Shënon Ahmedi - sahih).


9. "Kush e lexon suren Kehf të premten, një dritë do të krijohet për të deri të premten tjetër." (Shënon Hakimi dhe Bejhekiu - sahih).


10. "Kush lexon suren Ihlas është si të ketë lexuar një të tretën e Kur'anit." (Shënon Ahmedi, Nesaiu, dhe Tirmidhiu - sahih).





Këtë buqetë nga Muhammedi alejhi selam ua dhurojmë të gjithë atyre që agjërojnë!



sinqeriteti.com
Serpenta
Serpenta
Princess
Princess

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 605
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 01/07/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Atje
Horoskopi : Gemini

http://www.albveraa.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi