Ermali dhe lidhja e tij me Artin e vogël
Faqja 1 e 1
Ermali dhe lidhja e tij me Artin e vogël
Ermali kohëve të fundit ka shtuar disa kilogramë pasi ndihet shumë rehat në lidhjen e tij.
“E vërtetë është se kam shumë oreks për të ngrënë dhe zakonisht ushqimi në orët e vona të natës e ka bërë të veten dhe unë kam shtuar peshë. Fajin e ka nusja.”, shton më tutje Ermali, derisa Ariana tregon se di të pregatisë vetëm pite, pasi për përgatitjet e tjera në kuzhinë përkujdeset vjehrra.
Çifti i ri tashmë ka edhe një arsye më tepër që janë plotësuar si familje. Kanë edhe djalin e vogël Artin, për të cilin flasin se është fëmijë shumë i urtë dhe i butë. “Sa herë që jam në turne, kur kthehem çdoherë e vërej rritjen dhe zhvillimin e tij.
Para se të fillojë sezoni veror, kam qenë në një turne në Amerikë dhe pas dhjetë ditësh që u ktheva, vërejta se kishte ndryshuar shumë, ishte rritur. Arti ka sjellë atmosferë, ai është gëzimi i familjes sonë“, thekson Ermali, ndërsa Ariana nuk fsheh gëzimin që ka në shpirt pasi është bërë nënë. “Arti është jeta jonë”, thotë ajo. “Ai na disponon dhe na jep vullnet për të jetuar. Ka nisur si nëpër buzë të shqiptojë fjalën “mamë”.
Pasi i bie më pak të jetë me djalin, Ermali tregon se mallin për Artin kur është larg e shuan nëpërmjet telefonit. “E marr në telefon dhe kam dëshirë t’ia dëgjoj zërin. Më thonë se deri ato momente ka belbëzuar ndërsa kur e marr në telefon vetëm dëgjon dhe asnjë gjë nuk thotë. Nuk e di a ka ndonjë fjalë që mund ta përshkruajë ndjenjën e të qenit babë dhe prind. Sa herë që natën më del gjumi dhe shoh djalin afër mendoj me vete se kjo është pjesë e jetës sime. Çdo lëvizje e tij është në syrin tim“.
Çifti në shtator ka vendosur të shkojë së bashku për një pushim të gjatë dhe të bukur në Belek të Turqisë për të shijuar plazhin dhe rrezet e diellit atje.
Similar topics
» Zbulohet lidhja e dashurise se Ingrid Gjonit
» “Zyrtarizohet” lidhja e dashurisë së Ingrid
» Nora: Lidhja ime është stabile
» Nora: Lidhja ime është stabile
» Ami dhe Ermali dasmë të veçantë
» “Zyrtarizohet” lidhja e dashurisë së Ingrid
» Nora: Lidhja ime është stabile
» Nora: Lidhja ime është stabile
» Ami dhe Ermali dasmë të veçantë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi