Ami dhe Ermali dasmë të veçantë
Faqja 1 e 1
Ami dhe Ermali dasmë të veçantë
Janë ortakë në biznes dhe të dashur në jetë. E ku ka më mirë se kaq?! Për Amarda Toskën dhe Ermal Mamaqin, vera është një stinë pune. Në fundjavë i shikon duke vrapuar nga një dasmë te tjetra.
Biznesi që ata kanë ngritur, një agjenci për përgatitjen e ceremonive martesore, nuk i lejon që të kenë shumë kohë të lirë. Fustani, torta, dekori... ky është angazhimi i momentit. Në orët e vona të pasdites i gjen në punën e tyre të përbashkët, të veshur sportivë dhe në pritje të klientëve.
Në një intervistë për “Sh2”, çifti simpatik i ekraneve televizive, rrëfen jetën e momentit dhe planet për martesën e tyre, për të cilën pohojnë se do të jetë: jo tradicionale dhe me shumë të ftuar!
Kjo stinë ka shumë martesa.. Si po ju ecën biznesi?
Ami: Është bukur të marrësh pjesë në gëzimet e njerëzve. Nga ana tjetër, kjo kërkon edhe përgjegjësi të mëdha, pasi dita speciale është vetëm një herë dhe nuk mund të bëhen prova me këtë ditë. Jemi shumë të lumtur që kjo ka funksionuar dhe mund të them se fluksi i disa ditëve është edhe 15 dasma në të njëjtin moment, në 15 vende të ndryshme.
D.m.th, ia vlen që i jeni futur kësaj pune?
Ermali: Më vjen mirë që shqiptarët po e kuptojnë konceptin e agjencisë. U ofrojmë njerëzve gjithçka që duhet për të realizuar një dasmë, datëlindje ose çfarëdolloj eventi. Ahh....vetëm nusen duhet ta gjeni vetë...
Si është të jesh ortakë në një biznes dhe të dashur njëkohësisht.. Ka vështirësi apo lehtësi?
Ami: I ka pak nga të dyja. Zgjidhja perfekte që kemi gjetur ne është se të gjitha mosmarrëveshjet dhe debatet i lëmë në punë dhe kur dalim nga agjencia i harrojmë atje.
Ju keni marrë përsipër të organizoni dasmat e çifteve që martohen.. Dihet që dasmat janë angari e madhe.. Mos ju duket ndonjëherë vetja si "shërbëtorë" me këtë punë që bëni?
Ermali: Përkundrazi, mua më duket vetja si pronar i dasmës. Në një farë mënyre ne e kemi në dorë që dasma të jetë në rregull (qesh). Sidoqoftë, mund ta quash si të duash. Jemi shërbëtorë lumturie..
Sigurisht që shfaqja juaj në ekran ju ndihmon në biznes, apo jo?
Ami: Është shumë e vërtetë që ka ndikuar imazhi. Por në fund të fundit, klientëve, pasi vijnë në agjenci, nuk u intereson më emri apo bukuria e imazhit; ajo që duan është kualiteti i shërbimit.
Bëni martesat e të tjerëve.. Po ju vetë.... kur do të martoheni?
Ami: Kur të vijë propozimi nga Ermali (qesh).
Do ta organizoni vetë dasmën tuaj, apo...?
Ermali: Kemi aq shumë vajza dhe djem në punë, sa nuk hyn fare te lista e problemeve puna e organizimit.
Sa fëmijë mendoni se do të keni?
Ermali: Tre. Jemi në garë me një shokun tim (qesh).
Ku ëndërroni ta realizoni atë, ambientin dhe cilët janë ato detajet më të rëndësishme që nuk do t'i mungojnë asaj?
Ermali: Është surprizë. Do të jenë shumë njerëz dhe nuk do të jetë tradicionale. Kaq!
Secili prej jush, para se t'i futej kësaj pune, zgjodhi rrugën e artit. E kishit menduar ndonjëherë se do të merreshit me organizime dasmash?
Ermali: E kisha menduar, por jo kaq të organizuar. Ishte një punë e nisur me vëllanë tim që para 10 vjetësh. Kur Ami hyri në jetën time, lindi ideja e "One StopShop".
Ju vjen keq që, në një farë mënyre, keni "braktisur"artin?
Ermali: Ky mendim më mundon shumë, sidomos kur bëj mbledhje me departamentin e financës.
Ami: Shumë keq më vjen, por e di që një ditë të afërt do të rikthehem.
Ermal, prej disa kohësh nuk ju shohim më në "Portokalli". Ju mungon skena, humori që bënit?
Ermali: Më mungon dhe nuk humb asnjë seri të "Portokalli"-së. Megjithatë, humori është një ndjenjë që më shoqëron gjithë ditën.
Mendoni se do të riktheheni sërish në "Portokalli"?
Ermali: Mmmmmm..., nuk e besoj. Shumë punë për të bërë.
Ami, në fillimet tuaja jeni shfaqur në ekran si kërcimtare, keni hequr dorë përfundimisht nga të qenit balerinë?
Ami: Jo. Shpesh, sa herë me jepet mundësia, unë kërcej dhe baleti nuk mund të harrohet kurrë. Jeta është bërë shumë e ngarkuar dhe pasionet janë spostuar pak, por nuk janë zhdukur.
Similar topics
» Kaltrina Selimi: Nuk dua një dasmë përallore
» Arta Bajrami me ‘look’ të veçantë
» Ami: Ermali, energjia ime
» Mbrëmja e veçantë e Adelina Thaçit
» Hana Cakuli me stil te vecante
» Arta Bajrami me ‘look’ të veçantë
» Ami: Ermali, energjia ime
» Mbrëmja e veçantë e Adelina Thaçit
» Hana Cakuli me stil te vecante
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi