Dita e parë e Bajramit shënohet të dielën Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Dita e parë e Bajramit shënohet të dielën Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dita e parë e Bajramit shënohet të dielën

Shko poshtë

Risi Dita e parë e Bajramit shënohet të dielën

Mesazh nga tingulli-3 Sat Sep 19, 2009 4:34 am

Dita e parë e Bajramit shënohet të dielën
Përmbyllet nesër muaji i Ramazanit, të cilin besimtarët myslimanë në tërë botën e shënuan me agjërim, namaz dhe ndihmë ndaj të varfërve. Ndërkaq, Fiter Bajrami në Kosovë shënohet pasnesër, ditë e diel. Zyrtarë të Bashkësisë Islame të Kosovës njoftojnë se namazi i Bajramit falet në orën 6 e 57 minuta në xhaminë e çarshisë “Sulltan Murat” në Prishtinë.

Besimtarët e fesë islame, përmbyllin nesër muajin e shenjtë të Ramazanit. Në Kosovë, Ramazani ishte shumë i veçantë dhe specifik këtë vit, dhe pavarësisht vapës së verës besimtarët e kanë përballuar me shumë dinjitet këtë muaj, thotë kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora. Ai sqaron se gjatë muajit të Ramazanit, Bashkësia Islame e Kosovës ka zhvilluar një aktivitet të pasur fetar dhe kulturor në mënyrë që të jetë sa më afër besimtarëve.

“Ne fillimisht kemi pagatitur një ekip prej 30 teologësh, të cilët çdo natë kanë qenë të pranishëm në të gjitha komunat e Kosovës, nëpër fshatra dhe qytete, në vendet ku ka dhe nuk ka xhami dhe kanë ligjëruar për rëndësinë e këtij muaji, për rëndësinë e agjërimit, edukimit fetar, për rëndësinë e afrimit tek Zoti me besim dhe përkushtim dhe besoj që deri diku ia kemi arritur qëllimit që të jemi sa më afër njerëzve tanë, t’ua shpjegojmë konditat themelore të besimit islam,” tha Bajgora.

Kryeimami Bajgora thotë se gjatë këtij muaji, shumë besimtarë, sidomos të rinj, kanë qenë të interesuar të ndjekin ligjëratat e teologëve të Bashkësisë Islame, për t’u informuar më shumë rreth fesë islame.

“Gëzon një fakt se këtë vit xhamitë ishin të mbushura përplot me të rinj, gjë që na bën edhe më tepër të angazhohemi në të ardhmen t’ua shpjegojmë të rinjve fenë në mënyrë të mirëfilltë, pa kurrfarë paragjykimesh, pa kurrfarë rrymash ekstreme apo radikale, sepse ia kemi borxh këtij nënqielli që fenë t’ua shpjegojmë ashtu siç është”, tha Bajgora.

Muaji i Ramazanit karakterizohet edhe me solidaritetin dhe ndihmën ndaj të varfërve. Shoqata humanitare “Bereqeti”, që vepron në kuadër të Bashkësisë Islame, ka ndihmuar shumë familje skamnore anembanë Kosovës qysh në fillim të Ramazanit, thotë kryeimami Bajgora.

“Ndërsa tash në vigjilje të Bajramit nga dita e djeshme kanë filluar të shpërndahen ndihma gjithandej në Drenas, në Skenderaj, në disa komuna të Anamoravës, Kaçanik, Han të Elezit dhe shpresoj se këto ndihma do të arrijnë me kohë në familjet që vërtet kanë nevojë që festën e Bajramit ta presin të buzëqeshur, fëmijët e tyre të kanë me çka të drekojnë ditën e Bajramit”.

Dita e parë e Bajramit shënohet të dielën. Namazi i Bajramit falet në orën 6 e 57 minuta në xhaminë e çarshisë “Sulltan Murat” në Prishtinë dhe atë do ta drejtojë kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora. Kurse mesazhin e Bajramit do ta përcjellë myftiu Naim Tërnava.
tingulli-3
tingulli-3
Moderator
Moderator

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 416
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 47
Regjistrim Regjistrim : 29/05/2009
Vendbanimi Vendbanimi : United State
Humori Humori : Nothing
Hobi Hobi : Gjithcka
Horoskopi : Aquarius

http://www.Albveraa.TK

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi