Albana: Puna në televizion nuk ishte pjesë e planit
Faqja 1 e 1
Albana: Puna në televizion nuk ishte pjesë e planit
Edhe pse e ka profesion pikturën, moderatorja joshëse Albana Osmani thotë se puna në televizion i ka ardhur papritur dhe mendon se këto dy drejtime janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin për nga mënyra se si i shikon gjërat, si i mendon edhe percepton ato.
“Unë nuk kisha menduar televizion. Ai nuk hynte si pjesë e një planit tim konkret. Në shpirtin tim kisha parandjenjën e të qenit pranë njerëzve, se në çfarë forme, e them me sinqeritet nuk e parashikoja dot”.
“Unë si person nuk është se ëndërroja të isha pjesë e botës së spektaklit. Dëshiroja të isha pjesë e artit vizual, të kuptoja veten time ku isha e plotësuar. Kjo ishte një rastësi, një rastësi që unë u ndjeva e përmbushur çuditërisht, dhe vazhdoj të jem pjesë e saj me përkushtim dhe me pasion”, thotë Albana në një intervistë për “Shekulli”.
Similar topics
» Alketa, emision i ri dhe televizion i ri
» Cana tani dhe kuzhinier ne televizion
» Albana pozon më rroba banjo
» Tuna pjesë e emisionit e “E diel”
» Albana Osmani duet me Mentor Hazirin?
» Cana tani dhe kuzhinier ne televizion
» Albana pozon më rroba banjo
» Tuna pjesë e emisionit e “E diel”
» Albana Osmani duet me Mentor Hazirin?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi