Soni dështon në bashkimin e grupit “Spirit Voice” Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Soni dështon në bashkimin e grupit “Spirit Voice” Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Soni dështon në bashkimin e grupit “Spirit Voice”

Shko poshtë

new Soni dështon në bashkimin e grupit “Spirit Voice”

Mesazh nga Vali Wed Oct 14, 2009 4:22 am

Soni dështon në bashkimin e grupit “Spirit Voice” Soni-malaj-300x195

Spirit Voice ishin vajzat e para që dolën me klipin e tyre në një kabriolet, që ecte me shpejtësi me titull “Fuoristrada”.

Soni ishte më e vogla e grupit, që u krijua 12 vite më parë. Soni ishte vetëm 14 vjeçe, vazhdoi vetëm karrierën muzikore pas largimit të vajzave të grupit një nga një.

Ndaj pas shumë vitesh që kanë kaluar dhe që grupi është shpërberë, ajo ka menduar të shkaktojë impakt në publik kësaj here, ndoshta për të thyer monotinë.

Sipas Panorama Plus ajo kishte planifikuar të ribashkonte vajzat e tjera të grupit për të konkurruar kësaj herë jo si Soni Malaj, por si grupi “Spirit Voice” në këtë edicion të ri të festivalit “Kënga Magjike” në Tiranë.

Por pas shumë përpjekjeve sipas kësaj gazete plani është prishur pasi njëra nga vajzat, Dorina nuk ka mundur dot të vijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton prej vitesh.

Nuk e dimë se si do pritej ky grup pas kaq vitesh mungesë. Ndoshta vajzat kanë dashur të riprovojnë suksesin e dikurshëm të grupit “Spirit Voice”, që e provuan në periudhën që nuk ekzistonte ndonjë grup tjetër në Shqipëri vetëm me femra.

Në intervista të ndryshme Soni e ka cilësuar si “një periudhë të paharrueshme në aspektin profesional” eksperiencë në grup. Katër vajzat u bënë grupi më i famshëm shqiptar, dhe balada “Lag e Ter” e kompozuar nga Adi Hila u cilësua si balada më e bukur ndër vite.

Pas një karriere në grup prej pesë vitesh, vajzat u larguan jashtë vendit për të vazhduar secila jetën e tyre në drejtime të tjera. E fundit që iu shtua grupit ishte Elia Zaharia, vajza e Yllka Mujos e cila vazhdon dhe ruan kontakte dhe miqësi më të afërt me Sonin, por edhe që nuk e ka lënë muzikën. Pas shpërbërjes së grupit, Soni Malaj doli solo me albumin “Mbretëresha e natës”.
Vali
Vali
Admin 2
Admin 2

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 237
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 33
Regjistrim Regjistrim : 20/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Kosova
Humori Humori : Kafeneja Jon
Hobi Hobi : Student
Horoskopi : Taurus

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi