Dashuri simbas Grupit Gjakut..???!
2 posters
:: Diskutime Shoqerore :: Dashuria
Faqja 1 e 1
Dashuri simbas Grupit Gjakut..???!
Qfar grupi jee???
Analiza dashurie e personave sipas kategorizimit të karakterit të tyre në bazë të grupit të gjakut.
GRUPI I GJAKUT " 0"
Personat që kanë këtë grup të gjakut, në të shumtin e rasteve janë dashamire, të çiltër dhe mikpritës. Nuk ngurojnë të ta thonë të vërtetë në sy. Janë të sinqertë dhe besnik. Për shkak se nuk janë të pirur që mbi vete të marrin përgjegjësinë, femrat me grupin e gjakut "0", më me ëndje do të kërkojnë ambientin dhe rrethin ku do të ndjehen të sigurt dhe të mbrojtur. Nga ana tjetër, meshkujt me grup të gjakut "0" janë "gjuetarë" të vërtetë. Kanë nevojën tejet të shprehur që të dominojnë dhe të jenë të vërejtur nga të tjerët, andaj, më me ëndje i përzgjedhin profesionet që ju sigurojnë publicitet dhe autoritet: artist, aktor, gazetar, estrada.... kanë dhuntinë që të jetojnë dhe të shoqërohen me ata persona që nga natyra janë kureshtar, të gjallë dhe dinamik.
Monotonia dhe jeta me shabllone të zakonshme, këtyre fare nuk ju përgjigjet. Në krahasim me femrat, meshkujt me këtë grup të gjakut, më tepër janë të interesuar për karijerë, andaj, kur diçka ka të bëj me punën dhe biznesin e tyre, shumë vështir lëshohen në ndërmarrje të pamatura, së pari pa vlerësua në at punë, levendin e sigurt në favorin e tij. Partneriteti dhe familja: Femrat me grup të gjakut "0", nga meshkujt (partneri) presin njomësi, kënaqësi dhe fat. Këto, ndjejnë dëshirën intensive për martesë, përmes së cilës llogarisin t'i realizojnë synimet e veta familjare dhe jetësore. Si bashkëshorte, shpesh sundojnë nga prapavija dhe luajnë një rol vendimtar në suksesin e karijerës së bashkëshortit. Si nëna, ato ndaj fëmijëve të vetë, paraqiten më tepër si shok dhe jaranë. Të gjitha ambiciet e veta konkrete presin t'i realizojnë përmes fëmijëve dhe bashkëshortit. Nga ana tjetër, meshkujt me grupin e gjakut "0" shumë janë të interesuara për femra. Janë tejet aktiv në këtë drejtim, prandaj edhe fermat i vërejnë me lehtësi këtë afinitet të tyre.
GRUPI I GJAKUR "A "
Personat me këtë krup të gjakut cilësohen si tejet inteligjent, të cilët, në të shumtën e rasteve, në raport ndaj të tjerëve, paraqiten si të "ftohtë" dhe të pa interesuar. Por, kjo veti e tyre është vetëm mbrojtje, sepse, realisht, ata janë tejet të ndjeshëm. Më së miri do t'i përshkruante ata shprehja figurative - "ushtari i njomë", sepse, përveç anës emotive të shprehur, i karakterizon rregulli dhe disiplina në jetë. Janë tejet profesional dhe të përkushtuar obligimeve familjare. Janë të gatshëm të marrin mbi vete përgjegjësitë, t'i kuptojnë të tjerët, por, nga ana tjetër edhe mjaftë presin prej tyre. Njihen si organizatorë të aftë, insistojnë në precizitetin e punës dhe kanë seriozitet të përkushtuar. Në të vërtetë, para të tjerëve, ata nuk dinë dhe as që insistojnë të eksponohen, prandaj edhe mbeten të pavërejtur, të vetmuar dhe të lënë anash. Partneriteti dhe familja: Si meshkujt, ashtu edhe femrat nga grupi "A" i gjakut, në marrëdhëniet e ndërsjellët janë persona liberal. E respektojnë partnerin e kundërt me të gjitha kualitetet e tij/saj. Por, për shkak të natyrës së tyre tejet të ndjeshme emotive, këta do ti zbulojnë ndjenjat e tyre të vërteta, tek atëherë kur të jenë të sigurt se nuk do të përqeshen dhe nënçmohen nga të tjerët.
Femra e grupit të gjakut "A" është një nënë e cila kujdeset mirë për fëmijët e saj, i inkurajon ata në jetë, por, si kundër shpërblim, edhe kërkon një gjë të njëjtë prej tyre. Meshkujt nga grupi i gjakut "A", nga përshtypja e parë që lënë, nuk duken si tërheqës për polin e kundërt. Vlerat e tyre të vërteta, femrat i zbulojnë, tek kur të qëndrojnë më gjatë me ta. Kualiteti i tyre më i madh është besnikëria martesore dhe përkushtimi ndaj familjes. Kur këta një herë të themelojnë familjen, aty e përqendrojnë tërë energjinë jetësore kreative. Zakonisht, në të gjitha veprimet e tyre, këta i përkrahin dhe i inkurajojnë bashkëshortet e tyre, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në përparimin gjatë karterës së tyre profesionale.
GRUPI I GJAKUT "B "
Shikuar nga aspekti psikologjik, sikur meshkujt, ashtu e femrat me grupin e gjakut "B" janë tejet interesante dhe atraktive. Në shikim të parë duken si intravern dhe të tërhequr në vetvete, por realisht, ata kanë të formuar konceptin e qartë të synimeve dhe dëshirave të tyre jetësore. Në aspektin profesional, femrat e grupit "B" të gjakut, rrugën e karrierës së tyre e trasojnë kryekëput duke u mbështetur në vlerat personale të dëshmuara me kohë, dhe gati kurrë, nuk e eksponojnë frymën garuese me të tjerët. Veprojnë kryekëput në rrethin e ngushtë të shokëve dhe miqve të verifikuar. Meshkujt e këtij grupi kanë në vete diçka, të themi ashtu si një fasadë kamufluese dhe mbrojtëse. Gjithmonë veprojnë të heshtur, të ngurtë dhe të tërhequr, ndërsa, gjatë kësaj koha, sikur "shahist" të vërtetë, pa ndonjë pompozitet të shprehur, planifikojnë "potezet" e ardhshme që duhet t'i ndërmarrin të arrijnë gjer tek caku i dëshiruar. Me qëllim të arritjes së plotë të synimeve të tyre, këta janë në gjendje që ta eliminojnë ekspozimin e tyre para të tjerëve. Zakonisht, kurrë nuk i përzgjedhin profesionet që i eksponojnë në planë të parë. Kanë dëshirë që gjithnjë të vendosin, por ja si të eksponuar, por prapa kulisave dhe jashtë syve të botës.
Partneriteti dhe familja: Në dashuri, femrat e grupit të gjakut "B" presin shumë njomësi, kënaqësi, fat, besnikëri dhe përkujdesje të partnerit ndaj tyre. Fillimisht janë të dyshimtë, me ambicie dhe kërkesa të mëdha, andaj, shumë vështirë vendosin që të hyjnë në ujërat bashkëshortore. Kur veç vendosin të martohen dhe bëhen nëna, janë tejet besnike dhe të përkushtuara familjes. Është karakteristike për meshkujt e grupit të gjakut "B", se në përgjithësi grat e tyre i nderojnë dhe i respektojnë përtej mase. Për gruan që do të vendosin ta përzgjedhin si partner të jetës, asaj do t'ua sjellin çdo gjë para këmbëve duke e trajtuar si mbretëresh të vërtetë. Por, natyre e maskuar e meshkujve nga ky grup, do të vjen në shprehje tek te raporte emotive. Kur nuk kanë hasur në partnerin e vërtetë të jetës, janë të prirur për njëanshmëri dhe melankoli. Për ta, në këto momente, është më lehtë të ëndërrojnë, se sa të ballafaqohen me situatën reale
GRUPI I GJAKUT "AB"
Femrat nga grupi gjakut "AB" jenë persona të shkëlqyera. Janë të ndjeshme ndaj të tjerëve, ndërsa ,cinizmi dhe ironia, është diçka e huaj për to. Nuk kanë kërkesa specifike në jetë dhe mund t'i takojnë cilido grup, sepse, shumë lehtë adaptohen çdo rrethi dhe mentaliteti, duke pasur sukses që në këtë shkrirje gjithnjë ta ruajnë individualitetin e vetë karakteristik. Kur kemi të bëjmë me meshkujt e këtij grupi të gjakut, na duket sikur tek ta bëhet fërkimi i dy karakteristikave të shprehura si veçanti si për grupin "A" ashtu edhe "B". Mu për këtë natyrë dytëshorë të tyre, meshkujt me grupin e gjakut "AB" nuk munden aq lehtë të adaptohen rrethanave të reja me të cilat ballafaqohen gjatë jetës. Nëse për shembull, këta gjenden në një rreth të dominuar nga personat me grupin e gjakut "A", atëherë, tek ata, më së shumti do të shprehen karakteristikat e grupit të gjakut "B" dhe anasjelltas. Partneriteti dhe familja: Femrat e grupit të gjakut "AB" i adhurojnë meshkujt me prirje aventuriere, ndërsa kënaqen në dashuri vetëm nëse ju lejohet që ato të mbeten mistike. Si nëna, janë të lidhur me fëmijët, por kërkesat ndaj tyre nuk janë të tepruara, dhe sillen në suazat e raporteve normale. Kur kemi të bëjmë me meshkujt nga grupi i gjakut "AB", specialiteti i tyre është vardisja. Janë "donzhuan" dhe lajkatarë të vërtetë, por, në princip, tregohen tejet të këndshëm, vardisen në mënyrë substile duke shfaqur respekt të sinqertë ndaj polit të kundërt. Sa do të pajtohen këta si dy anë të kundërta, me të madhe varet nga partneri tjetër. Ta zëmë, nëse e përzgjedhura e tij është nga grupi "A, ky do të sillet sikurse me veti tipike si të grupit të gjakut "B" dhe e kundërta.

shaban cakolli- Member-Albveraa
- Gjinia :
Postimet : 53
Sa Vjeqar'e : 39
Regjistrim : 31/01/2014
Vendbanimi : gjermani
Humori : ngapak
Hobi : shkrimet
Horoskopi :
Similar topics
» Reperët e grupit Tingulli 3nt,tani malësorë?
» Soni dështon në bashkimin e grupit “Spirit Voice”
» Dashuri ne Net
» Kur Ska me Dashuri..
» Dashuri e Ndaluar
» Soni dështon në bashkimin e grupit “Spirit Voice”
» Dashuri ne Net
» Kur Ska me Dashuri..
» Dashuri e Ndaluar
:: Diskutime Shoqerore :: Dashuria
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi