Adrian Gaxha: Pse më përkrahin dhe më votojnë lobi i homoseksualëve Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

Adrian Gaxha: Pse më përkrahin dhe më votojnë lobi i homoseksualëve Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adrian Gaxha: Pse më përkrahin dhe më votojnë lobi i homoseksualëve

Shko poshtë

new Adrian Gaxha: Pse më përkrahin dhe më votojnë lobi i homoseksualëve

Mesazh nga vera Wed Oct 21, 2009 5:55 am

Adrian Gaxha: Pse më përkrahin dhe më votojnë lobi i homoseksualëve Ardian-gaxha-300x212


Duke njohur mirë këngëtarin Adrian Gaxha, pritet që me paraqitjet e tij të kërkohet më shumë vend, pasi i takon elitës së këngëtarëve shumë të pëlqyer që me popullaritetin e tij nuk ikën nga vëmendja e publikut edhe atëherë kur mungon me diçka të re.

Për albumin e ri në gjuhën maqedone, femrat, seksin dhe planet afatgjata të tij, ai tregohet i sinqertë në këtë intervistë dhe zbulon shumë gjëra.Kemi dëgjuar se albumi i radhës do jetë në gjuhën maqedonase, a është e vërtetë?
Së pari, albumi do të publikohet në gjuhën maqedone dhe sigurisht që nëse jo të gjitha, të paktën gjysma e tyre do këndohen edhe në gjuhën shqipe.

Albumi duhet të dalë këto ditë. Është realizuar në studion e re të Robertit që gjendet në shtëpinë time.
Të gjitha këngët i ka realizuar Roberti?Shumicën prej tyre po, por jam në mendim të realizoj disa këngë edhe tek kompozitorë të tjerë, por akoma nuk di me cilët, mendoj që ka kohë.Sa para ke investuar në studio?Nuk e di a është e arsyeshme të them, por diku 70 mijë euro.
Para disa kohësh në emisionin e quajtur “Fytyrat” të quajtën të “mallkuar”, kurse epiteti vinte nga ajo se pas Sanja Nikoliqit nuk ke zënë asnjë femër tjetër. Sa është e vërtetë kjo?
Jo, (qesh), nuk mendoj se jam i mallkuar. Ajo që publikisht nuk është dëgjuar se kam femër, nuk tregon faktin se nuk kam pasur apo nuk kam. Thjeshtë, përvoja më ka mësuar se një lidhje e dashurisë është më e suksesshme sikur mos të ekspozohet në publik.
Realisht e keni epitetin si “metro seksual” që nuk tingëllon bukur. Por, dihet që edhe meshkujt të “lëshohen”, derisa për juve voton shpesh lobi i homoseksualve?
Unë nuk e ndjej veten si “metro seksual”, kurse lobi i homoseksualve më ka votuar si personazhi më i dëshiruar nga bota mashkullore. Unë nuk kam asgjë kundër tyre, thjeshtë atyre që më “lëshohen” u them se unë nuk bëj pjesë në atë film.. dhe kështu pra.
Në çfarë raporte je me këngëtaren bullgare Emanuela?
Nuk kam asnjë raport (qesh), nuk jemi dëgjuar një kohë të gjatë, por nuk kam ndonjë arsye të veçantë. Ajo që ndodhi zgjati shumë pak dhe ne jemi në një farë mënyre vetëm si shokë. Para një kohe dëgjova se asaj po i shkojnë punët mirë dhe ka shumë sukses, kurse mua më vjen shumë mirë për këtë gjë.
Pse nuk ke pasur ndonjë femër shqiptare?Kam pasur, si jo. Vetëm se për momentin nuk kam…
Nuk ke femër? Kjo d.m.th., se nuk ke seks të rregullt apo… ?(Qesh) po varet tash. Herën e fundit kisha, para dhjetë ditëve. Kurse zakonisht kur punoj futem në “karantinë” që të jem më i suksesshëm, e dini që është zakon i secilit këngëtar.

Përpara pjesëmarrjes në “Eurovision”, për dy javë rresht ishim në “izolim”, dhe jo vetëm ne por të gjithë pjesëmarrësit. Përndryshe, nuk e di çka nënkupton me seks të rregullt, por kam seks të mjaftueshëm, dy apo tre herë në muaj (qesh).

Cilin “peshk” të estradës do e kishe gjuajtur?
(Qesh) Shiko, unë jam person publik dhe për këtë kam një shije të veçantë për femra. Nuk duhet të jetë shumë e bukur, por duhet të ketë diçka te veçantë që do më tërheqë mua edhe si shoqe por edhe seksualisht. Kështu që nuk është e natyrës të gjuaj ndonjë peshk të veçantë pasi në estradën tonë janë të rralla, mendoj jo për shijen time.

Por, ka femra që askujt nuk i pëlqejnë ndërsa mua po, nuk di si të them por kam një shije interesante.Na trego ku ështe dallimi në paraqitjet e tua brenda dhe jashtë Maqedonisë, në kuptimin e atmosferës, honorarit?Ajo varet nga sa je i dashur në atë vend. Nëse ke hit të vërtetë, gjithsesi çmimi të rritet, ka më shumë publik, atmosfera është e papërshkruar.

Por rëndësi ka edhe përgatitja për paraqitjen, kështu që je i pranuar nga fansat. Por fakti që jashtë Maqedonisë paguajnë më shumë, kjo dihet.A shtyhen akoma femrat për ty kur këndon në skenë?Vetëm ato që janë më “trime” dhe që ngjiten në skenë, ato po.
Atëherë na trego për klipet e “nxehta” që i ke realizuar me femrat që ke bërë dashuri?Kam dy videoklipe të nxehta, por askush nuk e din që ekzistojnë (qesh).Tash do kuptojnë edhe femrat të cilat i keni incizuar fshehtas?Jo, bëj shaka, unë nuk xhiroj gjatë marrdhënieve seksuale.

Do shkosh në dasmën e Sanja Nikoliqit,?Pse jo, nëse më bën ftesë, do shkoj me kënaqësi e do këndoj ndonjë këngëMë thirrin në dasmën e dashurisë së parë.. mund ketë këngë?(Qesh) Unë dhe Sanja jemi histori e mbaruar, ishte ajo çka ishte dhe mbaroi, tash jemi shokë shumë të mirë dhe i dëshiroj gjithë të mirat në jetë. /Gazeta Panorama
vera
vera
Super.Moderator
Super.Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Postimet Postimet : 213
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 38
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : America
Humori Humori : Nothing
Hobi Hobi : Studente
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi