29 shtetas të huaj të arrestuar në Aeroport
Faqja 1 e 1
29 shtetas të huaj të arrestuar në Aeroport
Gjatë këtij viti, policia në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka arrestuar 194 persona për shkak të tentimit të kalimit të kufirit me dokumente të falsifikuara. Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve, 29 janë shtetas të juaj dhe të njëjtit janë dërguar në qendra të paraburgimit në Prishtinë.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës deklarojnë se bazuar në statistikat e viteve të kaluara, sa i përket numrit të rasteve të falsifikimit të dokumenteve ndodhur në ANP, shihet se rastet e tilla janë zvogëluar dukshëm dhe se është shtuar efikasiteti në luftimin e kësaj dukurie.
“Ky efikasitet shihet edhe sa i përket trajtimit të rasteve dhe procedimit të mëtutjeshëm të tyre. Ka shumë raste kur policia e Aeroportit ka qenë shumë efektive në zbulimin e falsifikimeve jo vetëm sa i përket poseduesve, por edhe falsifikatorëve”, ka deklaruar për të përditshmen Infopress, Baki Kelani, shef i Zyrës për media në Policinë e Kosovës.
Po ashtu bëhet e ditur se në të gjitha pikat e kalimit kufitar, përfshirë edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ekziston aparaturë moderne për kontrollimin e dokumenteve të cilat aparate detektojnë çdo ndryshim të mundshëm në dokument dhe janë të standardit që përdoret sot në Evropë.
Similar topics
» Një i arrestuar për sulmin në Gjakovë
» Me mir te Huaj apo Shqiptare??
» Top 20 Muziket me te mira te filmave te huaj
» Genta Ismajli me producent të huaj
» Me mir te Huaj apo Shqiptare??
» Top 20 Muziket me te mira te filmave te huaj
» Genta Ismajli me producent të huaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi