GJND: Kosovë-Serbi 14:12, vendimi në pranverë Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

GJND: Kosovë-Serbi 14:12, vendimi në pranverë Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GJND: Kosovë-Serbi 14:12, vendimi në pranverë

Shko poshtë

rrotulli GJND: Kosovë-Serbi 14:12, vendimi në pranverë

Mesazh nga AlbveraPress Fri Dec 11, 2009 7:50 am

GJND: Kosovë-Serbi 14:12, vendimi në pranverë F.1211124628712_m


Venezuela dhe Vietnami janë deklaruar në favor të qëndrimeve të Serbisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Me deklaratat e këtyre dy vendeve përfunduan seancat dëgjimore në Hagë. GJND-ja pritet që mendimin këshillëdhënës ta japë në pranverën e ardhshme.
Venezuela dhe Vietnami kanë dëshmuar të premten në favor të Serbisë. Ato kanë përsëritur tezat se Kosova ka shkelur rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e rrjedhimisht edhe sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.

Venezuela dhe Vietnami kanë pohuar se e drejta për vetëvendosje mund të zbatohet vetëm në rastet e kolonive, ndërsa Kosova nuk e ka këtë të drejtë. Përfaqësuesi i Venezuelës ka theksuar se shqiptarët e Kosovës i kanë gëzuar të gjitha të drejtat në kuadër të Serbisë.

Pesëmbëdhjetë gjykatësit e GJND-së, prej të cilëve 8 janë nga vendet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe 7 nga ato që këtë nuk e kanë bërë, gjatë 9 ditëve të kaluara kanë dëgjuar argumentet e Kosovës, Serbisë dhe 27 vendeve tjera.

Legjitimitetin dhe ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës e kanë mbështetur Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Arabia Saudite, Austria, Bullgaria, Kroacia, Danimarka, Holanda, Norvegjia, Finlanda dhe Jordania.

Në mbrojtje të qëndrimit të Serbisë kanë dalë Rusia, Kina, Spanja, Brazili, Argjentina, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bolivia, Rumania, Qipro, Venezuela dhe Vietnami.

Burundi ka qenë i balancuar, ndonëse nuk ka kontestuar pavarësinë e Kosovës.

Pra, 14 vende kanë qenë në anën e Kosovës, ndërsa 12 në anën e Serbisë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk e ka të përcaktuar asnjë afat deri kur duhet të deklarohet, por supozohet se do ta thotë fjalën e vet në pranverë të vitit të ardhshëm.

Një nga mundësitë është që GJND-ja fare të mos deklarohet rreth rastit të Kosovës.
AlbveraPress
AlbveraPress
Albveraa Press
Albveraa Press

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 639
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Ne dreq te mallkuar
Humori Humori : Nuk edi
Hobi Hobi : Gazetar
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi