GJND: Pavarësia e Kosovës është legale
Faqja 1 e 1
GJND: Pavarësia e Kosovës është legale
Hagë, 22 korrik – Gjykata Ndërkombëtare e Hagës (GJND) po vazhdon të arsyetojë mendimin e saj, sipas të cilit Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.
Mendimi këshillëdhënës i GJND-së i jep një shtytje njohjeve ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ka raportuar agjencia e lajmeve AP nga Haga.
Duke lexuar opinionin, presidenti i GJND-së, Hisashi Owada, tha se e drejta ndërkombëtare “nuk ndalon deklaratat e pavarësisë”.
Owada tha se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë dokument të Kombeve të Bashkuara.
Në këtë aspekt, ai ka përmendur ecurinë e tërësishme të zhvillimeve politike në Kosovë, që kanë të bëjnë me vendosjen e misionit të OKB-së në Kosovë, vendosjen e KFOR-it e të tjera.
Sipas tij, shpallja e pavarësisë është proces politik dhe jo ligjor.
Sipas Balkan Insight votimi i panelit gjyqësor është 9 me 4, një ka abstenuar, nga 14 gjyqtarë pjesëmarrës në votim.
Similar topics
» OVL UÇK Pacollit: Kush është nëna e Kosovës?
» GJND-ja nuk e prek pavarësinë
» GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën
» GJND: Kosovë-Serbi 14:12, vendimi në pranverë
» Dakkz ft. Slim.A - Pavarësia (official video)
» GJND-ja nuk e prek pavarësinë
» GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën
» GJND: Kosovë-Serbi 14:12, vendimi në pranverë
» Dakkz ft. Slim.A - Pavarësia (official video)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi