VIP-at e vitit 2009
Faqja 1 e 1
VIP-at e vitit 2009
Capital T – Po të mos ishte Capital T, hip-hopi shqiptar nuk do të ndryshonte, do ishte po ai i njëjti. Pavarësisht se pati këngë të shumta dhe prurje të reja, megjithatë ishin serish emrat e vjetër të kësaj rryme muzikore që sunduan tregun.
Elvana Gjata - Hit pas hiti Elvana vazhdon të mbetet njëra nga këngëtaret më të kompletuara tani për tani, e cila thuajse asnjëherë nuk gabon me përzgjedhjen e saj muzikore.
Kara DioGuardi - Një shqiptare anëtare e jurisë në "American Idol", spektaklin më të ndjekur në botë... Patjetër se duhet përfshirë në këtë listë
Rona Nishliu - E veçantë në stilin e saj, qoftë në të veshur, qoftë në të kënduar, apo në interpretimin skenik. Është ndër të paktat këngëtare që eviton rrymën dhe bën atë çka i ndjen zemra. Këtë e dëshmoi edhe në festivalin "Kënga Magjike". Padyshim këngëtarja më e veçantë në muzikën shqiptare.
Adelina Ismaili - A ka listë që mos të përfshihet Adelina? Turne në Amerikë, turne nëpër Evropë, kënge dhe video të reja, për të mos harruar edhe performancën e saj në festivalin "Kënga Magjike", ku i befasoi të gjithë me paraqitjen e saj. Pavarësisht si lëkundet vala e muzikës, Adelina di gjithmonë të drejtojë timonin e barkës së vet, andaj edhe vazhdon të jetë këngëtarja më e paguar shqiptare.
Arta Dobroshi - Një shqiptare e cila luajti rolin kryesor në njërin prej filmave më të mirë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë. Gjithsesi, Arta është
padyshim aktorja më e mirë e vitit duke marrë vlerësime pozitive nga Evropa në Amerikë.
Flori Mumajesi – 3 nga 5 hitet e vitit 2009 janë produkt i Florit. Njëri nga kompozitorët që la gjurmë gjatë këtij viti duke prodhuar hite të shumta të interpretuara nga emra të njohur të skenës shqipe.
Granit Limani dhe Leutrim Blakaj (Entermedia)- I dhëne fund videove si xhirime dasmash dhe ndryshuan fytyrën e programeve muzikore shqipe. Me ne fund mund te ulesh e te shikosh për t’u kënaqur një klip të një cilësie po aq të mirë sa dhe të vendeve perëndimore.
Fadil Berisha - Me aparatin e tij magjik, fotografi i njohur ka arritur të reklamojë më së miri bukurinë shqiptare në botë, dhe padyshim kualifikimi në finale i dy bukurosheve shqiptare është meritë e tij.
Tika - Të gjitha vajzat duan të jenë modele të Victoria Secret, por Tika është shqiptarja e vetme që i është afruar më pranë kësaj ëndrre. Në konkursin e Victoria Secret këtë vit, ajo arriti të kualifikohej në grupin e pesë vajzave më të mira nga mijëra bukuroshe që konkurruan. Pavarësisht se nuk fitoi, ekspozimi në kanalet amerikane dhe pjesëmarrja në këtë konkurs, i ka hapur shumë dyer modeles, nga e cila më tepër do të dëgjojmë vitin që vjen.
Martina Ivezaj - Fituesja e "Miss Tunning 2009" na mrekulloi me fotot e kalendarit të saj duke marrë menjëherë titullin ‘Shqiptarja më seksi në vitin 2009’.
Dafina Zeqiri – Këngëtarja e cila mori primatin gjatë vitit 2009. Dafina bëri që ‘të harrohen’ këngëtaret e tilla si Genta, Nora, Zanfina... duke bërë një bum, sidomos me bashkëpunimet e saj me Bleron dhe Capital T dhe 2 po 2.
Marigona Dragusha – Një emër i cili do të mbahet mend për vitin që po lëmë pas. Marigona Dragusha u shpall shoqëruesja e dytë e Miss Universit 2009 , që u mbajt në Bahama të SHBA-ve. Bukuria shqiptare, kësisoj, ka kaluar kufijtë nacional dhe është bërë vlerë e përbotshme e botës së bukur. Krenaria shqiptare është ngritur në Olimp dhe Marigona është femra e parë shqiptare që këtë bukuri e bën të ngritët aq lartë, sa që të prekë edhe qiellin.
Bjordi dhe Adela – Protagonistët nga edicioni i dytë i “Big Brother Albania” ishin pjesë e vazhdueshme e shtypit shqiptar, i cili thuajse çdo ditë ka shkruar për ta. Edhe pse asnjëri nga ata nuk doli fitues i spektaklit të famshëm, sidoqoftë, ata lanë nën hije fituesin e sivjetmë, Qetsor Ferunaj.
Bleona Qereti – Këngëtarja, e cila me vite ka premtuar se do te shfaqet ne tregun amerikan, ndërsa këtë doli një lajm për të në New York Post, i cili bëri të besojmë se ndoshta Bleona e ka përnjëmend. Po ashtu, Revista Albaniac e shalli atë si këngëtarja më seksi e vitit. Këto elemente mjaftojnë që Bleona të përfshihet edhe në këtë listë.
Blerim Destani dhe Masiela Lusha – Dy protagonistët e njërit prej filmave më të suksesshëm dhe më të përfolur gjatë këtij vitit- "Koha e Kometës". Kishte kohë që njerëzit nuk interesoheshin aq shumë për një film shqiptar dhe falë tyre u shtuan shpresat se kinematografia jonë është ende gjallë. Ndërkohe, dy aktorët janë duke punuar në projekte të cilat do t’i sjellin në ekranin e kinemave botërore gjatë vitit që vjen.
Besa Kokedhima - Nëse juria e festivalit kombëtar në vendlindje të nënvlerëson, atëherë duhet të provosh veten në një festival ekuivalent të një vendi tjetër- juria e Festivalit Kombëtar Rumun e vlerësoi si vokalin më të mirë të këtij festivali, ku Besa arriti deri në finale.
Alban Skenderaj dhe Miriam Cani- Albani promovoi një album, bëri një duet me Miriamin, të cilën me pas e fejoi, këndoi dy këngë në anglisht, publikoi një video në Gjermani dhe së bashku me Miriamin, drejtuan Festivalin e Këngës në RTSH.
Ferdi Berisha - Fitues i ‘Grand fratello 2009’ në Itali, derisa të gjithë shqiptarët përcillnin "Big Brother Albania". Përtej detit versionin italian të këtij programi, e fitoi një shqiptar nga Mali i Zi. Prezantimi i tij i sinqertë si dhe një lidhje dashurie, bëri që Ferdi t’i fitonte zemrën publikut.
Vanessa Krasniqi - Finaliste e "Das Super Talent" në Gjermani. Në spektaklin e njohur gjerman Vanesa i shtangu të gjithë me zërin dhe interpretimin e saj duke bërë që njëri prej anëtarëve të jurisë t’i ulej në gjunjë në shenjë respekti. Ajo arriti të kualifikohej në finalen e këtij spektakli duke ecur denjësisht në hapat e Miriam Canit dhe Arit, talente që gjithashtu kanë pasur sukses në programe të tilla në televizionet gjermane.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|