Ngjarjet e paharrueshme të vitit 2010
Faqja 1 e 1
Ngjarjet e paharrueshme të vitit 2010
Nëse edhe ky vit do të jetë i mbushur me kaq shumë lajme nga bota e spektaklit, atëherë për gazetarët rozë do të ketë me siguri shumë punë.
Shtatzëni pafund, telenovela sherresh, dashuri të reja në horizont, kulme suksesesh e natyrisht nuk mund të mungonin as zhgënjimet apo hidhërimet e ndarjeve nga jeta.
Nuk ka nevojë t’i thërrisni kujtesës pasi nëse jeni ende me pushime, duhet të shijoni relaksim, kështu që këtë arsenal ngjarjesh mediatike (të cilave deri tani u është zbuluar vetëm maja e ajsbergut), ua kemi renditur ne më poshtë. Besojmë se mes rreshtave secili mund të gjejë personazhin e tij të preferuar në botën e showbiznesit…Të gjitha ndodhitë apo bëmat që “krijuan” vitin që lamë pas
Shtatzëni, shtatzëni dhe vetëm shtatzëni
A mund të ketë lajm më të bukur se një krijesë e re që vjen në jetë, duke shtuar gëzimin e prindërve të tij?! Natyrisht që jo. Bukuroshet dhe ikonat e ekranit, shumë prej të cilave këtë vit veshën fustanin e bardhë për t’u thënë “po” në altar partnerëve të tyre, vitin 2010 e kanë skalitur në mendjet e tyre përgjithmonë.
Nëse Xhemi Shehu, Elsa Lila, Alketa Vejsiu, Ledina Çelo, Gerta Heta, presin të bëhen nëna së shpejti, Teuta Krasniqi-bashkëshortja e këngëtarit Blero dhe Arta Bajrami, këtë fundvit e festojnë me foshnjat e tyre të para në krah, që siç u pëlqen t’i cilësojnë ato, janë “princesha”. I bardhë ka qenë ky vit edhe për prezantuesen e dashur televizive Amarda Toska dhe modelen Valbona Çoba, të cilat kanë kurorëzuar në martesë marrëdhëniet e tyre dashurore.
Kur plas sherri dhe grushtet…
Eh, më i fundit ishte ai mes këngëtares , të cilat u rrahën për të dashurin e Duffy-t, Krenarin; por nuk mund të mos përmendet rrahja spektakolare mes Rezarta Shkurtës dhe Rozana Radit, apo saga e gjatë e mosmarrëveshjeve që shpesh kanë degjeneruar në konflikte fizike apo edhe me armë, mes dy reperëve të njohur, Noizy dhe Stresi.
Rezi dhe Rozi janë aktualisht në një proces hetimor, pasi të dyja vajzat pretendojnë fajësinë e njëra-tjetrës. E para thotë që Rozi e ka fyer dhe rrjedhimisht kjo ka çuar në përleshje fizike me grushte e shkelma, ndërsa Rozi që përfundoi me njërin sy të nxirë, nga ana e saj pretendon se pasi ka takuar rreth mesnatës çiftin Rezarta Shkurta-Ermal Hoxha, këta të dy kanë nisur të ushtrojnë dhunë mbi të, krejt papritur. Hajde e merre vesh ç’ka ndodhur, mbetet ta zgjidhë drejtësia…
Telenovela Seldi-Sinani
Në mos me këngë, Sinan Hoxha ka qenë padyshim një nga protagonistët kryesorë të vitit që lamë pas. Sebep i tymnajës mediatike u bë Domenika e “Big Brother”, e cila pasi jetoi një histori të shkurtër dashurie me Seldin, gjithashtu pjesëmarrës në “Big Brother”, u kujtua të thotë se ai është gay. Por, jo vetëm kaq, i dashuri i tij ishte këngëtari Sinan Hoxha…
Fotot lart e poshtë me njëri-tjetrin nuk mjaftuan për të vërtetuar atë që donte të nxiste në shtyp Domenika, edhe pse shumë persona publikë vendosën të shpreheshin pro ose kundër çështjes, në varësi të miqësisë me të përfolurit e kësaj historie. Për t’i vënë kapakun çështjes, Sinani dhe Seldi bënë së bashku një duet që titullohet “Adrenalina”. Të dy pretendojnë se kënga që u shndërrua shpejt në hit, nuk i është kushtuar Domenikës, ndërsa Seldi, (tani më i famshëm), i pyetur për të, tha: “Kush është Domenika”?!
Shuhen njerëz të mëdhenj
Mes shumë e shumë ngjarjesh të tjera të spikatura, viti 2010 do të mbahet mend edhe sepse disa personazhe të njohur dhe mjaft përfaqësues të artit dhe sportit shqiptar janë ndarë nga jeta, duke lënë pas dhimbje e trishtim, jo vetëm për familjarët dhe miqtë e tyre, por edhe për publikun e gjerë.
Aktori i njohur Bekim Fehmiu që njihet si “Odisea”, po ashtu aktorët e nderuar që mbahen mend për shumë role në skenë e teatër, Agim Qirjaqi, Llazi Serbo, Bep Shiroka, Esma Agolli, apo edhe futbollisti me famë ndërkombëtare, Panajot Pano, kanë mbyllur sytë, për të lënë të flasin tanimë veprat e tyre. Të afërm, miq, kolegë dhe artdashës, kanë kryer për ta nderimet e fundit, duke e bërë të paharrueshëm kujtimin e tyre.
Similar topics
» Ngjarjet e 10 shkurtit 2007, kërkohet seancë e jashtëzakonshme
» Bleona këngëtarja më seksi e vitit
» VIP-at e vitit 2009
» Zanfina e ftuar në të gjitha programet e Vitit të Ri
» Bullock shpallet gruaja e vitit
» Bleona këngëtarja më seksi e vitit
» VIP-at e vitit 2009
» Zanfina e ftuar në të gjitha programet e Vitit të Ri
» Bullock shpallet gruaja e vitit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi