Një vit dashurie për Bjordin dhe Adelën
Faqja 1 e 1
Një vit dashurie për Bjordin dhe Adelën
Shën Valentini, përveç se është dita e të gjithë të dashuruarve, për Bjordin dhe Adelën, është diçka më shumë, duke qenë se pikërisht në këtë ditë, një vit më parë në shtëpinë e Big Brother, filloi dashuria e tyre.
14 shkurti konsiderohet si ‘një datë zyrtare’ për lidhjen e tyre, pasi siç dihet ata u njohën që kur nisi spektakli, në fund të janarit të kaluar, por në fillimet e qëndrimit të tyre në shtëpi, nuk ia kishin shprehur akoma njëri-tjetrin hapur ndjenjat, natyrisht nëse kishte të tilla në ato momente.
Madje në fillimet e tyre as nuk mund të mendohej se ata të dy do të mund të krijonin një çift fiks e për më tepër që lidhja e tyre do të vazhdonte edhe pas spektaklit.
Fakti që dy të rinjtë vinin nga dy botë të ndryshme, ajo nga një qytet i vogël me një jetë disi të trazuar, ai nga Italia me një jetë prej të riu perëndimor, të linte shumë pak shpresë për të menduar se mes tyre mund të kishte një marrëdhënie mirëkuptimi, e aq më pak një lidhje dashurie.
Por edhe vetë formati i këtij spektakli në fakt kërkon të sjellë jetën reale, por personazhet me sjelljet e tyre tentojnë të jenë sa më pak realë që të jetë e mundur, t’i turbullon disi idetë, pasi nuk arrin të dallosh qartë kufirin që e ndan realitetin nga shtirja, atë që bëhet për shoë nga ajo që bëhet me zemër, sepse ashtu e ndjen. Ka qenë pikërisht ky dualizim idesh në mendjen e secilit, që ka sjellë aq dendur edhe në media fenomenin Bjordi-Adela, ka sjellë pyetjen e përhershme, nëse e duan me të vërtetë njëri-tjetrin dhe nëse po, çfarë kanë gjetur kaq speciale, çfarë të përbashkët, çfarë magjie i bashkon? Por siç thotë një shprehje e famshme, dashuria ka arsyet e zemrës që vetëm zemra i di.
Mendohej që Bjordi do t’i kthehej jetës së tij në Itali e mbase, Adela nuk do të kthehej më në Kavajë duke bërë një ndryshim në jetë e saj ashtu siç e ëndërronte, por ishte gati jashtë imagjinatës së shumëkujt se ata të rinj e kishin marrë shumë seriozisht këtë lidhje duke e konsideruar atë fatin e tyre më të madh, atë çmimin e vërtetë të “Big Brother”, shumë më tepër se popullariteti apo paratë që fiton triumfatori në këtë rast. Dhe ja ku jemi sot, një vit më pas, dhe Adela me Bjordin janë përsëri bashkë, më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit, të bindur se fati ka qenë me ta, që edhe pse kaq radhë, rastësia bën mrekulli, paçka se është e vështirë ta besosh.
Similar topics
» Bjordi puth Adelën
» Lirita: Adelajda e shikon Bjordin ndryshe
» Puthja me Bjordin në BB, arratiset familja e Adelës
» Adela: Sinani na ftoi bashke me Bjordin per nje klip
» Zanfina me një histori të re dashurie
» Lirita: Adelajda e shikon Bjordin ndryshe
» Puthja me Bjordin në BB, arratiset familja e Adelës
» Adela: Sinani na ftoi bashke me Bjordin per nje klip
» Zanfina me një histori të re dashurie
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi