Ngjarjet e 10 shkurtit 2007, kërkohet seancë e jashtëzakonshme
Faqja 1 e 1
Ngjarjet e 10 shkurtit 2007, kërkohet seancë e jashtëzakonshme
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, priti të mërkurën në një takim delegacionin e Këshillit kundër procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit, në përbërje të të cilit ishin: Valon Murati, Igballe Rogova, Arjeta Rexhaj dhe Nehat Bllacaku. Me këtë rast ata i dorëzuan kryekuvendarit Krasniqi kërkesën për mbylljen e procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit dhe fillimin e hetimeve për vrasjet e 10 shkurtit të vitit 2007.
Kërkesa u shoqërua edhe nga peticioni me 145.769 nënshkrime, që konsiderohen legalisht të pranueshme. Këshilli me këtë rast kërkoi një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohej për këto ngjarje.
Më tutje në këtë kërkesë të Këshillit thuhet: ”Duke e konsideruar Kuvendin e Kosovës si tribunën kryesore ku do të duhej të përfaqësoheshin dhe mbroheshin interesat e qytetarëve të Kosovës, (ky Këshill) kërkon që Kryesia e Kuvendit të Kosovës, bazuar në rregullën 23 paragrafi 6 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohej për ngjarjet e 10 shkurtit 2007. Debati parlamentar rreth kësaj çështjeje nuk nënkupton përzierje në punët e gjyqësorit, përkundrazi do të ishte një ndihmë për sistemin e drejtësisë në Kosovë”, theksohet në kërkesë.
Në këtë takim, kryekuvendari Krasniqi, theksoi se kërkesa e këtij këshilli do t’i dorëzohet Komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, për persona të pagjetur dhe peticione dhe do të shikohen të gjitha procedurat rreth çështjes së procedimit të kësaj kërkesë në rendin e ditës së Kuvendit të Kosovës.
Këshilli kundër Procesit Gjyqësor ndaj Albin Kurtit është një grup i 65 organizatave dhe aktivistëve të shoqërisë civile në Kosovë që kërkon mbylljen e procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit dhe fillimin e hetimeve për vrasjet e 10 shkurtit të vitit 2007. Këshilli, më 15 shkurt 2010 filloi mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin që përmban dy kërkesa: mbylljen e procesit gjyqësor ndaj Albin Kurtit dhe fillimin e hetimeve për vrasjet e 10 shkurtit të vitit 2007. Më 5 mars 2010 ky peticion u mbyll.
Numri i nënshkrimeve të mbledhura nga qytetarët e Republikës së Kosovës është 148.183. Prej këtyre nënshkrimeve në 2.414 raste mungojnë numrat personal, andaj mund të konsiderohet se legalisht të pranueshme janë 145.769 nënshkrime.
Ky është peticioni më i madh që ndonjëherë është organizuar në Kosovën e pas-luftës.
Similar topics
» Kërkohet përsëritja e obduksionit të Jackson
» Ngjarjet e paharrueshme të vitit 2010
» Film dokumentar ngjarjet nga lufta ne Kosovë Linku i ri
» War (2007)
» Ratatouille (2007)
» Ngjarjet e paharrueshme të vitit 2010
» Film dokumentar ngjarjet nga lufta ne Kosovë Linku i ri
» War (2007)
» Ratatouille (2007)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi