Konferenca e Bërdos bëhet proces
Faqja 1 e 1
Konferenca e Bërdos bëhet proces
Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor e vlerësoi konferencën mbi Ballkanin Perëndimor në Bërdo si një takim të suksesshëm pasi, sipas fjalëve të tij, “rreth një tryeze janë ulur liderët e shteteve që ende nuk njihen”.
Ai veçmas falënderoi kryesuesin e Këshillit ministror të BeH-së, Nikola Spiric, i cili është serb, “dhe i cili mbase ka qenë nën presion për të mos ardhur në konferencë, por megjithatë i ka dhënë përparësi dialogut e jo vërejtjeve ”nacionaliste”.
Konferenca në Bërdo nuk është vetëm e sotme, por quhet procesi Bërdo, tha Pahor para gazetarëve, dhe kjo për t’iu hapur dyert edhe atyre që nuk kanë marrë pjesë sot.
Konferencat e ardhshme, siç bëri të ditur ai, do të zhvillohen në nivel të ministrave, kurse njëra ndër to dhe e para do të jetë konferenca për trafikun dhe infrastrukturën, pasi është konstatuar se në këtë pjesë të Evropës nuk është duke u zhvilluar asnjë projekt i përbashkët infrastrukturor dhe kjo për shkak të problemeve që shtetet e rajonit i kanë ndërmjet tyre.
Sa i përket problemit ndërmjet Kosovës e Serbisë, Pahor tha se as BE nuk ka qëndrim të përbashkët, pasi disa shtete ende nuk e kanë njohur Kosovën. "Kemi të bëjmë punë edhe me Evropën, e cila po i nënçmon shanset e rajonit. Në njërën anë ky është një rajon përplot probleme, por në anën tjetër edhe përplot shanse”.
Si paralajmëroi Pahor, ai do t’iu bëjë me dije bashkëbiseduesve evropianë këto shanse.
Në Bërdo u miratua edhe deklarata e përbashkët, e cila forcon obligimin e përbashkët për përfshirje në BE, fton BE-në që të nxisë mekanizmat e bashkëpunimit rajonal, thekson nevojën për vazhdim të mëtejshëm të procesit të liberalizimit të vizave në mbarë rajonin, sërish thekson obligimin për nxitjen e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore e me këtë edhe për takime të ardhshme të rregullta në kuadër të procesit Bërdo.
Në fund të deklaratës, pjesëmarrësit e konferencës përshëndetën takimin BE-Ballkani Perëndimor, të cilin e ka paralajmëruar presidenca spanjolle e radhës, ndërsa organizatorët e konferencës, kryeministri slloven Borut Pahor dhe kryeministrja kroate Jadranka Kosor, kanë shprehur kënaqësinë e tyre me konferencën në Bërdo dhe rezultatin e saj.
Similar topics
» Proces i rregullt zgjedhor – raportohen disa parregullsi dhe incidente
» RONALDO BËHET KËNGËTARË?
» Kush Do behet Milioner
» Blero bëhet baba
» Eliza bëhet Ambasadore
» RONALDO BËHET KËNGËTARË?
» Kush Do behet Milioner
» Blero bëhet baba
» Eliza bëhet Ambasadore
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi