Grabocka i jep borxh fustanin Alketes
Faqja 1 e 1
Grabocka i jep borxh fustanin Alketes
Pas kritikave të “Bluetooth” për veshjen e Alketa Vejsiut duket se diçka ka ndryshuar. Ky ndryshim më shumë se kurrë u vu re një javë më parë, ku Alketa u shfaq me një fustan të zi elegant, kombinuar bukur me vathë të gjatë.
I vetmi problem ndoshta, ishte gjatësia e fustanit. Alketës i dilnin këmbët me shumë seç duhej në pah, për shkak se fustani “i gjatë” i arrinte deri mbi kyçin e këmbës.
Gjithsesi, do të donim ta përgëzonim, se ishte më bukur se herët e kaluara.
Por, një meritë për këtë zgjedhje, këtë herë i shkon regjisores së spektaklit, e cila ka atributet se i ka huajtur fustanin e vet Alketës për të prezantuar spektaklin e radhës. Po, po! Nuk do donim ta besonim, por ja që është kështu.
Ai është fustani i Grabockës, të cilin regjisorja e njohur e ka veshur 2 vjet e gjysmë më parë, në dasmën e vajzës së saj në Jerusalem.
Fotot e dasmës u publikuan në atë kohë në një revistë të përmuajshme, gjë që e memorizoi mirë tek njerëzit imazhin dhe veshjen e Grabockës.
Similar topics
» Dafina Zeqiri: Ata më kanë borxh mua
» Tuna vesh sot fustanin e bardhë
» Vera Grabocka përjashton Aurela Hoxhën për vajzën e Arben Mevlanit
» Xhemi fustanin e bardhë do e vesh në vjeshtë
» Tuna vesh sot fustanin e bardhë
» Vera Grabocka përjashton Aurela Hoxhën për vajzën e Arben Mevlanit
» Xhemi fustanin e bardhë do e vesh në vjeshtë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi