Tuna vesh sot fustanin e bardhë
Faqja 1 e 1
Tuna vesh sot fustanin e bardhë
Të dielën, këngëtarja e mirënjohur nga Maqedonia, Altuna Sejdiu, do të kurorëzojë dashurinë e saj me Rilind Rekën, djalin e ambasadorit të Maqedonisë në misionin e BE-së në Bruksel.
Kjo pritet të jetë një dasmë madhështore, e cila do të mbledhë në Shkup shumë prej miqve dhe të afërmve të çiftit. Ndërkaq, në kurorëzimin e kësaj ndjenje nuk do të mungojnë as personazhet publike.
Dasma e Tunës dhe Rilindit do të zhvillohet në hotelin “Alexander Palace” në Shkup dhe janë të ftuar rreth 350 mysafirë mes të cilave edhe shumë yje të estradës shqiptare si Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Adrian Gaxha, Sinan Vllasalliu, Armend Rexhepagiqi, Shpat Kasapi dhe Afërdita Dreshaj.
Së fundi u spekulua se këngëtarja shkupjane është edhe në pritje të fëmijës së parë të saj, por burime të afërta me këngëtaren dhe vetë Tuna, kishin mohuar këto thashetheme.
Pas martesës, çifti raportohet se do të jetojë midis Shkupit dhe Prishtinës, por bazën kryesore do ta ketë kryeqytetin kosovar, ku kanë blerë edhe apartament.
Similar topics
» Xhemi fustanin e bardhë do e vesh në vjeshtë
» Grabocka i jep borxh fustanin Alketes
» Tuna ndahet nga i dashuri
» Arbana me fustan të bardhë, vetëm për sfilatë
» Tuna nuk i do femrat
» Grabocka i jep borxh fustanin Alketes
» Tuna ndahet nga i dashuri
» Arbana me fustan të bardhë, vetëm për sfilatë
» Tuna nuk i do femrat
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi