Interi, pas 45-vjetësh kampion i Evropës. (VIDEO)
Faqja 1 e 1
Interi, pas 45-vjetësh kampion i Evropës. (VIDEO)
22, 05, 2010
Dy golat e shënuar nga Diego Milito i kanë dhuruar titullin e kampionit në Ligën e Kampionëve skuadrës së Interit pas 45 vjetësh mungesë. Interi mundi Bajernin në finalen e zhvilluar në "Santiago Bernabeu", 2:0
Futbollistët e Interit realizuan ëndrrën e tyre duke fituar trofeun më të çmuar të futbollit evropian, në regji të trajnerit Hose Murinjo dhe golashënuesit të dyfishtë, Diego Milito. Zikaltrit për herë të tretë arritën të fitojnë garën elite të futbollit evropian, por për herë të parë pas vitit 1965. Meritat më të mëdha për këtë sukses të Interit pas plotë 45 vjetësh ka strategu portugez, Hose Murinjo, i cili kësaj radhe doli më i mirë se sa “profesori” i tij, Luis Van Gal.
Interi tregoi unitet, karakter të lartë dhe përqendrim maksimal në fushën e lojës. Megjithatë, merita të mëdha ka edhe sulmuesi argjentinas, Diego Milito, të cilit nuk iu dridhën këmbët për të finalizuar dy aksione në minutat 35-të dhe 70-të. Kësisoj, Interi do ta mbyll këtë edicion garues me kurorë të trefishtë, pasi më parë kishte fituar Kupën e Italisë dhe titullin e kampionit në Serie A. Njëherësh ky sukses i zikaltërve ia mundëson futbollit italian që edhe në edicionin e ardhshëm të ketë katër skuadra në garën elite të futbollit evropian. Murinjo në përbërjen e parë inkuadroi tre sulmues, por në fakt Eto dhe Pandev më shumë kishin detyra defanzive. Bavarezët e nisën më mirë ndeshjen dhe kërcënuan të parët seriozisht portën e Cesarit, por gjuajtja e Robenit nuk arriti cakun e duhur. Në anën tjetër, Uesli Shnajder dërgoi një gjuajtje të furishme nga largësia, por But ishte i sigurt.
Goli i epërsisë për zikaltrit erdhi në minutën e 35-të. Cesar degazhoi topin thellë gjysmëfushën bavareze, Milito me kokë arriti ta shërbejë Shnajderin, ky e riktheu sërish te argjentinasi, i cili ndërmjet dy mbrojtësve gjerman arriti ta dërgojë topin në rrjetën e portierit But. Pjesa e dytë nisi rrufeshëm nga bavarezët, të cilët fare lehtë kanë mundur të barazojnë shifrat, sikur Muller në sekondat e para të vazhdimi të lojës të ishte më i shkathtë kur edhe pse doli i vetëm me portierin Cesar nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë. Rastet nuk munguan as në vazhdim, por në momentet e këmbëngulësisë së gjermanëve për të barazuar shifrat erdhi edhe ndëshkimi i dytë. Një kundërsulm i shpejtë i Interit i dha mundësinë Militos që pas asistimit të Etosë, të realizojë edhe golin e tij të dytë në këtë ndeshje, kur po zhvillohej minuta e 70-të, duke vulosur këtu edhe fatin e këtij takimi.
Do theksuar se RTK e bëri transmetimin ekskluziv të kësaj finaleje dhe atë me komentim të Arben Berishës nga stadiumi i "klubit mbretëror".
Bajern Munih - Inter 0:2
(Milito 35, 70)
Stadiumi “Santiago Bernabeu” në Madrid
Shikues: 80,354.
Gjyqtar: Hauard Veb (Angli)
Bajern: But, Van Bujten, Demikelis, Badshtuber, Lam, Altintop (Klose), Van Bomel, Shvajnshtajger, Roben, Oliq (Gomez), Muller.
Inter: Cezar, Kivu (Stankoviq), Samuel, Lusio, Maikon - Kambiaso, Zaneti, Shnajder – Pandev (Muntari), Milito (Materaci), Eto.
RTK
Similar topics
» Joel Obi do të qëndrojë te Interi
» Interi rimerr pozitën e dytë
» Interi t’i kundërpërgjigjet Juves për ‘yllin e tretë’
» Video Dashurije
» video hitet 2009 etc
» Interi rimerr pozitën e dytë
» Interi t’i kundërpërgjigjet Juves për ‘yllin e tretë’
» Video Dashurije
» video hitet 2009 etc
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi