Lorik Cana: Vështirë ta gjej një vajzë shqiptare
Faqja 1 e 1
Lorik Cana: Vështirë ta gjej një vajzë shqiptare
Durrës, 25 maj - Cana, futbollisti i shkëlqyer i “Sunderland” me një karrierë për t’u pasur zili, ndodhet këto ditë pranë Kombëtares shqiptare, ku do të luajë në ndeshjen miqësore me Malin e Zi ditën e martë.
Cana në një intervistë të gjatë për “Bluetooth” ndan me lexuesit disa nga çastet më të bukura të jetës së tij si futbollist profesionist. I pyetur për një dashur angleze, nëse ekziston një e tillë, Cana thotë se nuk pëlqen të flasë për marrëdhëniet me femrat, por shpreson që të martohet me një vajzë shqiptare. “Shpresoj, shpresoj! Ashtu e kam dëshirën, por sa më shumë vitet kalojnë, aq më shumë e shoh që është e vështirë, sepse jetoj jashtë vendit dhe nuk takoj as shumë goca shqiptare, kështu që është e vështirë, jashtëzakonisht e vështirë”, transmeton Ballkanweb.
Në një rrëfim të sinqertë, Cana pohon se ka pozuar nudo dhe se e ka bërë për bamirësi. “E kam bërë me Parisin, tani, nuk kam qenë komplet nudo. Kam qenë nudo, por organet intime i kam mbuluar e atëherë kam qenë i ri, kam qenë 20 vjeç”. I pyetur nëse do ta bënte sërish “Pfff, në qoftë se mban një lloj intimiteti po, por kështu komplet nudo jo, mund të jesh nudo, por të mbash një intimitet. Në qoftë se është për një gjë të rëndësishme. Në atë kohë ka qenë për bamirësi dhe e kam bërë”.
Similar topics
» Lorik Cana: Personalitet i Vitit
» Vajzë apo djalë? Gjinia e bebit surprizë për Ramushin
» Mariza: Dua të gjej personin e duhur
» Lori: Kur të bëhem nënë, dua ta kem një vajzë
» Teuta Kurti, një vajzë çapkëne
» Vajzë apo djalë? Gjinia e bebit surprizë për Ramushin
» Mariza: Dua të gjej personin e duhur
» Lori: Kur të bëhem nënë, dua ta kem një vajzë
» Teuta Kurti, një vajzë çapkëne
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi