Merr fund debutimi për Sllovakinë
Faqja 1 e 1
Merr fund debutimi për Sllovakinë
Për herë të parë, Sllovakia mori pjesë në një botëror si shtet më vete dhe largohet kokëlartë, pasi arriti të dalë nga faza e grupeve me fitoren e fundit 3-2 ndaj Italisë kampione. Hovi i sllovakëve u ndal nga Holanda, e cila fitoi me superioritet 2-1, duke i dhuruar vetes biletën për në çerekfinale.
Skuadra holandeze kaloi në avantazh në minutën ’18. Arjen Robben shënoi në portën sllovake, pasi mori një pasim të shkëlqyer nga Wesley Sneijder. Prania e Sllovakisë në fushë ndihet nga Vladimir Weiss dhe Marek Hamsik, që tentojnë të depërtojnë mbrojtjen holandeze, por pa mundur të shënojnë. Në minutën ’84, Wesley Sneijder realizon golin e dytë për Holandën.
Kur dukej se loja kishte përfunduar, portieri holandez Maarten Stekelenburg shkakton një faull në minutat e fundit të kohës shtesë dhe Robert Vittek shënon golin e nderit për Sllovakinë.
Kjo është fitorja e katërt e Holandës në Botërorin 2010. Në çerekfinale, skuadra “portokalli” pritet të ndeshet me Brazilin ose Kilin.
Similar topics
» Shqipëria dënohet në fund
» Arlinda Gaxherri - Nat pa fund
» Më në fund vjen Firefox 3.5!
» Van Persie do shkëlqejë në fund
» Montella merr drejtimin e Romës
» Arlinda Gaxherri - Nat pa fund
» Më në fund vjen Firefox 3.5!
» Van Persie do shkëlqejë në fund
» Montella merr drejtimin e Romës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi