GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa


Join the forum, it's quick and easy

GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën Miresevini031rwvj7
Pershendetje antar te nderuar,Qe te keni perparsi ne qdo forum Duhet qe te jeni te regjistruar.

Neqoft se jeni te regjistruar Ju lutem kyquni forum.
Me Respekt Stafi: Albveraa
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën

Shko poshtë

shko GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën

Mesazh nga AlbveraPress Wed Jul 14, 2010 2:12 pm

GJND-ja me 22 korrik shpall vendimin për Kosovën 14-GJND4


Hagë, 14 korrik (E plotësuar) - Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë i ka konfirmuar Koha.net edhe zyrtarisht se më 22 korrik, në orën 15, do të lexohet mendimi i kësaj gjykate mbi legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Një dëgjim publik do të zhvillohet të enjten, më 22 korrik, gjatë të cilit mendimin do ta lexoj presidenti i kësaj gjykate, Hisashi Owada. Dëgjimi do të bëhet në sallën e madhe në Pallatin e Drejtësisë në Hagë, ku pritet të jenë të pranishëm pjesëmarrësit e dëgjimit si dhe përfaqësuesit e korit diplomatikë.
Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është kërkuar nga Serbia dhe në bazë të kësaj kërkese Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka kërkuar që GJND-ja të japë mendimin e saj. Shumë shtete kanë paraqitur argumentet e tyre me shkrim dhe disa edhe në dëgjimet gojore pro pavarësisë së Kosovës, por disa edhe kundër.
Serbia ka paralajmëruar se pas shpalljes së këtij mendimi do të kërkojë kthimin e çështjes së statusit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në përpjekje për të rifilluar negociatat e reja për statusin e Kosovës. Një gjë e tillë është e papranueshme si për vetë Kosovën ashtu dhe për shumicën e shteteve, të cilat e kanë njohur Kosovën.
Në njoftimin nga GJND-ja thuhet se seanca e leximit të mendimit për Kosovën do të transmetohet direkt edhe në web faqen e Gjykatës.
Lajmin se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës mendimin e saj këshillëdhënës lidhur me legjitimitetin e Pavarësisë së Kosovës do ta shpallë me 22 korrik, ditën e enjte në orën 10, e bëri sot pasdite edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Skender Hyseni.
Ministri i jashtëm Hyseni tha se kryetari i trupit gjykues do të lexojë një rezyme të mendimit këshillëdhënës të GJND-së me 22 korrik në Hagë, ku do të jetë prezent edhe delegacioni i Kosovës i cili më pas do të merr një kopje të kësaj rezymeje . Ai tha se duhet ta shohin këtë proces me optimizëm për arsye se ky mendim nuk është edhe obligativ.
”Unë vazhdoj të kem besim plotë në drejtësinë ndërkombëtare dhe njësoj jam i sigurt se institucionet e Republikës së Kosovës vazhdojnë të kenë besim në drejtësinë ndërkombëtare. Nëse mbështetemi në argumentet e fuqishme që para kësaj gjykate janë parashtruar çoftë gjatë fazës me shkrim apo asaj gojore atëherë mund të parashohim me shumë optimizëm që mendimi i gjykatës do të jetë i favorshëm për Kosovën”.

Hyseni tha se periudha pas GJND-së do të jetë shumë e rëndësishme sepse është një periudhë ku do të tregohet qartë se çfarë drejtimi do të marrin zhvillimet në Kosovë dhe rreth Kosovës. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe do të ketë intensifikim të njohjeve të shtetit tonë.

Ndërkaq, pyetjes së gazetarëve lidhur me bisedimet me Serbin, Hyseni tha se Kosova është e gatshme të bisedojë me shtetin e Serbisë sikur edhe me shtetet fqinje për çështje praktike. Ai tha se nuk do të ketë bisedime për çështjen e statusit të Kosovës mirëpo Hyseni tha se Kosova është e gatshme të shpreh reagimet e saja të mundshme në rast se do të këtë.
AlbveraPress
AlbveraPress
Albveraa Press
Albveraa Press

Gjinia Gjinia : Male
Postimet Postimet : 639
Sa Vjeqar'e Sa Vjeqar'e : 34
Regjistrim Regjistrim : 08/02/2009
Vendbanimi Vendbanimi : Ne dreq te mallkuar
Humori Humori : Nuk edi
Hobi Hobi : Gazetar
Horoskopi : Pisces

http://www.albveraa.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi